Janë shkelur të gjitha afatet e marrëveshjes së 2 qershorit

Partitë politike shpesh herë i kanë shkelur afatet e Marrëveshjes së 2 qershorit dhe protokollit të 15 korrikut. Ndërmjetësuesi në bisedime, Piter Van haute ka pas mjaft problem me palët që marrin pjesë në bisedime. Edhe pse bisedimet herë braktiseshin nga VMRO e herë nga LSDM, më 1 shtator LSDM u kthye në parlament, ashtu siç ishte paraprë në marrëveshje, njofton TV Shenja.

-LSDM të kthehet në parlament – 1 shtator 2015
-LSDM u kthye në parlament – 1shtator 2015

Sipas Marrëveshjes së 2 qershorit, më 15 shtator duhej që të emërohet Prokurori Special me autonomi të plotë që ta udhëheqë rastin “Puç” dhe “Përgjimet. Dhe një gjë e tillë u arrit me shumë vështirësi pikërisht në datën e paraparë, dhe Prokurore Speciale u zgjodh, Katica Janeva. Megjithatë, edhe këtu pati lëshime, pasi u përgjismua ekipi i prokurorëve publik, anëtarët e të cilit ishin të përzgjedhur nga ana e saj.

-Emërimi i Prokurorit Special- 15 shtator 2015
-Emërimi i Prokurores Speciale, Katica Janeva 15 shtator 2015

Ndërkaq, data që duhej të arrihet marrëveshje për modelin zgjedhor, veçanërisht për regjistrimin e votuesve si dhe pastrimin e listave zgjedhore, ishte 6 tetori. Mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi. Pas 15 orëve bisedime, më datë 18 tetor, grupet e punës përfundimisht arritën marrëveshje për ligjet zgjedhore, edhe atë për emërimin dhe mënyrën e votimit në KSHZ, votimin e Diasporës dhe pastrimin e Listës Zgjedhore.
Anëtarët e KSHZ të zgjidhjen sipas formulës 3+3+3, gjegjësisht tre nga pushteti, tre nga opozita dhe tre tjerë do të emërohen në Kuvend. Vendimi të sillet me shumicë absolute. Diaspora të votoj në një njësi zgjedhore, me model proporcional ndërsa të zgjidhen tre deputetë. Ndërkaq u përcaktua që Lista zgjedhore të pastrohej në mënyrë të kombinuar, në terren dhe me kombinimin e të dhënave të institucioneve.

-Modeli zgjedhor, regjistrimi I votuesve, pastrimi I listës zgjedhore 6 tetor 2015
-Modeli zgjedhor, regjistrimi I votuesve, pastrimi I listës zgjedhore 18 tetor 2015
-Kodi zgjedhor, 1 tetor/6 nëntor 2015
-Kompetencat e KSHZ-së 20 tetor/6 nëntor 2015
-Ligji për qeverinë 20 tetor/6 nëntor 2015

Më 6 nëntor liderët e katër partive politike, më në fund arritën marrëveshje për Kodin zgjedhor. Ndërkaq, me 16 ditë vonesë edhe për ligjin për qeverinë teknike. Sipas marrëveshjes së arritur, Oliver Spasovski u zgjodh ministër i brendshëm, Frosina Remenski ministre e punës dhe politike sociale, Aleksandar Kiracovski zëvendës ministër i shoqërisë informatike dhe administratë, Kire Naumov zëvendës –ministër i financave dhe Lupço Nikollovski zëvendës-ministër i bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomizimit me ujëra. Ligji për “bombat”, parasheh dënime për mediat të cilat do t’i publikojnë materialet në të cilën rrezikohet privatësia e njerëzve, por jo edhe të atyre që bëhet fjalë për funksionarët shtetëror dhe që janë në interes publik. Partitë për këtë ligj do të kërkojnë mendim nga Komisioni i Venediktit.

Grupet e punës, vazhdojnë akoma bisedimet për ndryshimet që duhet të bëhen në sferën mediatike. Afati për arritjen e marveshjes për çështjen e mediave, ishte 20 nëntori.

-Afati për arritjen e marveshjes për çështjen e mediave 20 nëntor

Marrëveshja për mediat ende nuk është realizuar ….
Sipas marrëveshjes qeveria aktuale dhe kryeministri Nikolla Gruevski duhet të japin dorëheqje 100 ditë para zgjedhjeve të parakohshme që janë paraparë për në 24 prill.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button