Analiza e Ministrisë për shkaktarët ndotjes, nuk është gati as këtë muaj!

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në  këtë  fundvit duhej të publikonte rezultatet e analizës të detajuar në mënyrë që qytetarët të dinë se çfarë dhe me sa përqind e ndot ambientin në Maqedoni. Por, Portalb mëson se një gjë e tillë nuk do të ndodh pasi që afati i publikimit të saj është lënë për në fund të janarit të vitit tjetër.

Që para dy javësh zëdhënësi i ministrisë në fjalë edhe pse e lajmëroi analizën, i pyetur sot nga Portalb u përgjigj: “Janë përfshirë më shumë burime, ndërmjet të cilëve edhe komunikacioni dhe kapacitetet e caktuara. Drafti është përgatitur dhe i është dorëzuar për koment ekspertit. Presim që gjer në fund të janarit ta kemi versionin final. Nuk është fjala vetëm për Jugohromin, sepse aty janë përfshirë edhe “Teteks” dhe fabrikat tjera, automjetet…
Vet analizat do të  tregojnë  se “Jugohrom”  nuk ndot me 55% sepse me 31.12.2015 “Jugohrom” do të  mbyllet dhe në  fund të  janarit do të  dalin rezultat e analizës”.

Ndryshe, si rezultat i ajrit të ndotur Ministria e Arsimit në bashkëpunim me Komunën e Tetovës e ka ndërprerë procesin arsimor për shkollat fillore dhe të mesme në Komunën e Tetovës.

OJQ  “Eco Guerilla” në  bashkëpunim me lëvizje të tjera nga Shkupi e Manastiri sot në ora 17:00 para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë kanë  paralajmëruar protesta për shkak të shkeljes së ultimatumeve që dhanë ditë më parë, lidhur me ndotjen e ajrit.

LEXO: “U bashkuam dhe vendosëm të themi JO!”, protestë kundër ajrit të ndotur përpara Qeverisë
LEXO: Tetovë, për shkak të protestave për ndotjen e ajrit, ndërpritet procesi arsimor

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button