“U bashkuam dhe vendosëm të themi JO!”, protestë kundër ajrit të ndotur përpara Qeverisë

Sot me fillim prej orës 17:00 përpara Qeverisë së Maqedonisë, është paralajmëruar që të mbahet protestë kundër ajrit të ndotur.

“Qytetarë, Koha po na shkel, ndërsa ajri edhe më tutje na e merr frymën dhe jetën. Nuk kemi kohë për të pritur, sëmundjet dhe vdekja po na ndjekin ne dhe të afërmit tanë edhe fëmijët tanë! Mjaft më! U bashkuam dhe vendosëm të themi JO!”, shkruhet me tjerash në thirrjen e protestës që është përhapur gjithandej nëpër rrjetet sociale.

Këto janë kërkesat për zbatimin e masave emergjente brenda 24 orëve për tejkalimin e vlerave maksimale ditore të ndotjes.

Për sektorin e TRANSPORTIT:
-Të përgatitet plan për regjimin e trafikut që do të aktivizohet në të njëjtin moment kur të kalohet kufiri i lejuar i materieve ndotëse ose nëse ajo zgjat më shumë se 24 orë. Zbatimi i planit duhet të përfshijë koordinim në mes të Komunës kompetente (Qyteti i Shkupit, Manastirit, Tetovës dhe qyteteve të tjera) dhe Ministrisë së Brendshme. Në këtë plan, kërkohet të përfshihen masa për të ulur koston e transportit publik në ditët kur përqendrimi i materieve ndotëse është alarmant ;

-Plani të përfshijë ndalim për lëvizjen e automjeteve me standard më të ulët se Euro 4 dhe automjeteve me naftë;
-Në zonën qendrore të qytetit të mos ketë lëvizje të makinave për pasagjerë, por trafiku të zhvillohet vetëm nëpërmjet mjeteve të transportit publik (autobusë dhe biçikleta) përderisa zgjatë gjendja alarmante ;

Për sektorin e INDUSTIRSË:
-Ndalim i përkohshëm i punës për industrinë (me leje A dhe B të integruara) dhe futjen e ndërprerjeve të përkohshme në ditët me ndotje të lartë dhe transparencë të plotë në raportim për qytetarët ne lidhje me kontrollin e bërë;
-Fuqizim i mbikëqyrjes dhe kontroll i vazhdueshëm mbi objektet industriale (subjektet me leje A dhe B të integruar) dhe transparencë të plotë në raportim për qytetarët rreth kontrollit të bërë;

Për sektorin e NDËRTIMIT:
– zbatimin e detyrueshme të masave për mbrojtje nga emisionet e pluhurit për të gjitha objektet;
-Të zbatohet inspektim i rregullt nga ana e inspektorëve kompetente dhe transparencë të plotë në raportim për qytetarët rreth kontrollit të bërë ;
-Ndalim të përkohshëm të punëve ndërtimore të cilat emetojnë pluhur në territorin e qytetit, në ditët me ndotje të lartë.

Rikujtojmë se me 17 dhe 18 dhjetor protesta kundër ndotjes së ajrit janë mbajtur edhe në Tetovë.

Lexo: “Eco Guerilla”: Deri të premten e ardhshme keni afat ta mbyllni Jugohromin (FOTO dhe VIDEO)

Lexo: Tetovë, protestuesit: Teuta, mbylle Jugohromin jo shkollat

Lexo: “Eco Guerilla” dhe “Nëna dhe Fëmija”, letër drejtuar shqiptarëve të Pollogut

lexo: Tetovë, për shkak të protestave për ndotjen e ajrit, ndërpritet procesi arsimor

Lexo: Nxënësit e shkollave të mesme para Komunës së Tetovës, protestojnë për ajër të pastër

Lexo: Tetovë, alarmi me ajrin e ndotur, statistika: kush i ka fajet, çfarë duhet bërë?! (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button