Tetovë, për shkak të protestave për ndotjen e ajrit, ndërpritet procesi arsimor

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi tha se Komuna ka sjellë vendimin për ndërprerjen e procesit edukativo-arsimor pasi që ka parë gjendjen alarmante me ndotjen e ajrit në këtë qytet.

“Të ndërpritet procesi arsimor në të gjitha shkollat e mesme, fillore dhe çerdhet në Tetovë për shkak të seriozitetit për ajrin e ndotur” ka deklaruar  Teuta Arifi pas protestave të nxënësve të cilët sot qëndruan përpara godinës së komunës.

Për nesër dhe pasnesër janë paralajmëruar protesta masive të thirrur nga sektori civil, ndërsa këto protesta po marrin mbështetje edhe nga partitë opozitare.

Përndryshe, sot rrugët e qytetit të Tetovës ishin të mbushura me nxënës të shkollave të mesme të cilët protestuan për ndotjen e ajrit. Ata thonë se kanë bojkotuar mësimin për të qenë prezent në protesta, njofton Portalb.

Përpara se të merret vendimi nga kryetarja Teuta Arifi, portale të ndryshme informonin se në Gjimnazin e Tetovës “Kirill Pejçinoviç” nuk ka rrymë. Drejtori  i Gjimnazit të Tetovës Namikqemal Mustafa për Portalb tha: “Nuk është e vërtetë se nuk ka rrymë dhe mësimi zhvillohet normalisht”, ndërsa pyetjes se a marrin pjesë nxënësit në protesta për ajrin e ndotur në Tetovë drejtori refuzoi t’i përgjigjet.

Drejtoresha e shkollës së mesme “Nikolla Shtejn”, Jehona Xheladini deklaroi shkurt: “mësimi zhvillohet në rregull, një pjesë e nxënëse janë në mësim ndërsa pjesa tjetër janë në protesta”.

Lexo: “Eco Guerilla”: do të kemi protesta masive në Tetovë!

Lexo: Ditën e enjte do të bllokohen rrugët në Tetovë, ja cilat (FOTO)

Lexo: Nxënësit e shkollave të mesme para Komunës së Tetovës, protestojnë për ajër të pastër

Lexo: Tetovë, alarmi me ajrin e ndotur, statistika: kush i ka fajet, çfarë duhet bërë?! (FOTO)

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button