Maqedonia në 2015, protesta dhe vetëm protesta! Kronologjia e ngjarjeve

Viti 2015 na e kujtoi se ajo që filloi në fund të 2014-ës ishte vetëm fillimi. Protestuan studentë, gazetarë, protestohej kundër politikës së pushtetit, për ajër më të pastër kundër brutalitetit policor… Kishte protesta dhe kundër-protesta. Viti filloi me protestën e studentëve dhe profesorëve përpara kuvendit më 14 janar.

“Do të bojkotojmë, do të bllokojmë dhe do të okupojmë”, porositi më 14 janar të vitit 2015, Plenumi studentor përpara Kuvendit, nëse kuvendarët i miratojnë ndryshimet e Ligjit për arsim të lartë. Ata u thanë sërish zëshëm “JO” reformave në arsimin e lartë.

“Nëse sillet ligji, që nesër mund t’i  braktisim Universitetet për të marë diplomat personalisht nga z. Ademi, pasi t’na i shtrojë pesë pyetje kuisi. I pyes ministrin dhe qeverinë a duhet të marrim me vete librezat partiake edhe për dhënien e  provimeve ose vetëm për intervistat për punë?”, tha asokohe studentja Ana Neshovska.

Mbrëmjen e 14 janarit, profesorë, studentë dhe qytetarë ndezën qirinj përpara Kuvendit dhe e “varrosën” arsimin e lartë. Në duar mbanin edhe nekrologë në të cilët shkruante “Arsimi i lartë 1949-2014”.
Protesta ndodhi pasi Kuvendi i miratoi ndryshimet e Ligjit për arsimin e lartë edhe përkundër kundërshtimit të studentëve dhe numrit të madh të profesorëve, të cilët mendonin se kësisoj rrënohet autonomia e Universitetit. Pushteti deklaronte se nuk ka revoltë, se studentët janë të manipuluar dhe të orkestruar nga partitë, kurse Plenumi i profesorëve u shoqërua me një kontra-plenum.

Shkurtin e karakterizuan zonat autonome studentore nëpër fakultete. Studentët me ditë të tëra fjetën, hëngrën, organizuan debate, ligjërata, muzikë dhe performancë nëpër fakultete.

“Si rezultat të fundit presim të na dëgjojnë, të ndërpritet ligji dhe do të fillojmë prej aty”, thotë Marija Grubor nga Plenumi Studentor..

Pas shumë protestash dhe okupimit 14 ditor të fakulteteve, Plenumi arriti marrëveshje me pushtetin për përgatitjen e ligjit të ri për arsim të lartë, në përpilimin e të cilit, bashkë me përgjegjësit u inkuadruan shkurt studentët dhe profesorët dhe i lanë anësh ndryshimet në ligjin ekzistues me të cilët parashihej dhënia e provimit shtetëror. Për shkak të krizës politike, marrëveshja e re me Ministrinë e Arsimit u pezullua shpejt, sepse sipas tyre Qeveria e Nikolla Gruevskit është jo-legjitime.

“Bombat” e puçit dhe protestat antiqeveritare

Muaji i parë i vitit 2015 përfundoi me protesta përpara selisë së LSDM-së opozitare, pasi kryetari i qeverisë Nikolla Gruevski paralajmëroi padi penale kundër liderit të LSDM-së Zoran Zaevit për rastin “Puç”. Qindra qytetarë u nisën drejt selisë partiake të LSDM-së, por kordoni policor i pengoi të arrijnë deri te ndërtesa e partisë më të madhe opozitare. Qytetarët u tubuan pas ftesës nëpër rrjetin social të emërtuar “Ta shprehim revoltën kundër tradhtarëve”.

Në Maqedoni, vetëm në periudhën prej disa vitesh, janë përgjuar mbi 20.000 qytetarë! Pas këtij aktiviteti qëndrojnë Nikolla Gruevski dhe disa njerëz rreth tij, tha Zaevi më 9 shkurt, kur e publikoi të ashtuquajturën bombën e parë.

Qëndrimi injorues i qeverisë dhe “bombat” e opozitës nëpërmjet të cilave publiku dëgjoi për shumë keqpërdorime, kriminalitete, manipulime zgjedhore, kontrollim të gjithë shoqërisë, në të cilat, sipas opozitës ishin kyçur përfaqësues të lartë të pushtetit, e ndezi atmosferën, prandaj majin e 2015-tës e karakterizuan protesta në të cilat kërkohej dorëheqja e qeverisë, kampingu përpara Qeverisë dhe Kuvendit, përplasje ndërmjet demonstruesve dhe policisë, dorëheqjet e ministrave të asokohshëm Jankullovskës dhe Janakievskit dhe njeriut të parë të DBK-së Sasho Mijallkovit.

“Po ngrihet në këmbë gjithë Maqedonia dhe presim që të vetëdijesohen Gruevski dhe Jankullovska, por ata nuk po vetëdijesohen, prandaj ne presim që të vetëdijesohen njësitet special dhe të dalin në anën e popullit”, tha njëri prej njerëzve që protestojnë.

Protestat e qeta që nisën me “bombat” e LSDM-së për vrasjen e të riut Martin Neshkovskit mbrëmjen e 5 majit përfunduan me përplasje të ashpra ndërmjet demonstruesve dhe policisë. Populli i tubuar bërtiste “dorëheqje”, “vrasës”, “Nikollë, dil”, “Gati është, gati”. Nga 5 maji gjer në fund porositën demonstruesit, të cilët pastaj çdo ditë në orën 18 tuboheshin përpara Qeverisë, Kuvendit, Gjyqit, MPB-së, ndërtesës ku jeton kryetari i qeverisë, varësisht prej vendit që lejonte policia për të protestuar.

Zaev: Nikolla patjetër të ikë
Më 17 maj të vitit 2015 u organizua një protestë e madhe antiqeveritare e LSDM-së dhe shoqatave qytetare. Protestës iu drejtuan studentë, regjisorë, aktivistë, honoraristë dhe të gjithë e kërkuan dorëheqjen e qeverisë.

“Me vullnetin apo pa vullnetin e Nikolla Gruevskit, ai do të shkojë, patjetër të shkojë. Zgjidhje tjetër për krizën e cila ka arritur shkallën kulmore, nuk ka, të nderuar qytetarë”, tha lideri i LSDM-së Zoran Zaev.

Pas protestës qindra qytetarë mbetën në kampin e improvizuar përpara Qeverisë, të menduar fillimisht që të qëndrojnë aty gjersa Nikolla Gruevski nuk do të ikë nga pushteti.

Gruevski – nuk ka tërheqje, nuk ka dorëzim

Ditën e ardhshme, më 18 maj të 2015-tës, pushteti organizoi kundër protestë nën moton Maqedonia është e fuqishme, kurse në organizim të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit për Maqedoni më të mirë.

“Besonin fuqishëm se do t’na mundin, se do t’na mashtrojnë me xhirime të montuara, të prera dhe të ngjitura, me hyrje dhe përmbajtje të rreme, se do t’na frikësojnë me banda terroriste, se do të gjunjëzohemi, se do të fundosemi, por sonte e marrin përgjigjën – Maqedonia nuk dorëzohet, Maqedonia është e fuqishme. I porosisim se nuk ka përgjunje, nuk ka dorëzim, tha Gruevski.

Edhe përkrahësit e pushtetit e ngritën kampin e tyre, kësaj here përpara Kuvendit, thanë se do të mbeten atje gjersa nuk e mbrojnë demokracinë.

Të nxehtit e verës dhe bisedat maratonike ndërmjet liderëve partiakë për dalje nga kriza e shpërndanë revoltën. Pothuajse pas dy muajsh dhe marrëveshjes së arritur për dalje nga kriza, kampi përpara qeverisë u hoq më 15 korrik, kurse ai përpara kuvendit u hoq disa ditë më vonë.

Nxënësit e shkollave të mesme protestuan, marshuan dhe kampuan përpara Ministrisë së Arsimit dhe Shkëncës (MASH)

Më 2015-tën protestuan disa herë edhe nxënësit e shkollave të mesme, të cilët u përkrahën edhe nga studentët. Nxënësit e shkollave të mesme marshuan për t’u dhënë fund reformave të këqija në arsimin e mesëm, ata kërkuan kthimin e maturës së vjetër shtetërore, përkatësisht që nxënësit të kenë të drejtën e zgjedhjes a dëshirojnë ta japin provimin e matematikës ose të gjuhëve të huaja, si dhe ndryshimin e ndikimit të rezultatit të testimit ekstern në notën përfundimtare të nxënësit. Në fund ngritën kampin përpara Ministrisë së Arsimit.

“Na mbingarkojnë, eksperimentojnë me ne si me minj”, thotë një nxënës i shkollës së mesme.

Ata kampuan 25 ditë, pastaj iu kthyen shkollës. Nuk korrën sukses me të gjitha kërkesat, por gjenerata që kreu maturën në vitin 2015, provimin e maturës e dha sipas konceptit të vjetër, ndërkaq testimi ekstrën mbeti. Fillimi i vitit të ri shkollor i aktivizoi nxënësit e shkollës së mesme, të cilët i kërkojnë akoma të drejtat e tyre dhe kërkojnë të kyçen  kur sillen reforma që kanë të bëjnë me ata. Ministri i resorit Abdilaqim Ademi deklaroi se nuk është koha për ndryshimin e Ligjit për shkollim të mesëm dhe fillor, kur partitë politike përgatiten për zgjedhje të parakohshme. Sipas tij, arsimi nuk duhet të jetë në rend të parë dhe të mos keqpërdoret për qëllime politike.

SASHK në protesta

Në janar dolën në sipërfaqe edhe problemet e arsimtarëve, ndaj kryetari i SONK, Jakim Nedellkov thirri grevën e përgjithshme në fillim të gjysmëvjetorit të dytë. Ndërmjet tjerash, Sindikata kërkonte pezullimin e dënimeve me para të arsimtarëve sipas rezultateve të vlerësimit ekstern të nxënësve dhe rritjen e pagave. Por, pushteti nuk e pa grevën e SONK-ut, të paktën jo në fillim. Në mediat pro qeveritare shfaqeshin drejtorë dhe arsimtarë të shkollave të Maqedonisë dhe lexonin deklarata se nuk janë duke bërë grevë. Pushteti shpiku edhe arsimtarët zëvendës. Por, menjëherë pas kësaj, në vigjilje të protestës së paralajmëruar, SONK-u i dha fund grevës, sepse u arrit marrëveshja me MASH për vazhdimin e dialogut social.

Nuk frikësohemi! – porosi e gazetarëve për pushtetin

Janari ishte muaji i protestës së gazetarëve. Mijëra gazetarë dhe qytetarë, më 20 janar të vitit 2015 dolën në protestë përpara Gjyqit të apelit në Shkup dhe përpara Qeverisë, kundër gjykimit me burg të gazetarit Tomisllav Kezharovskit. Kezharovski iu bashkangjit kolegëve në protestë, ditën që u lirua përkohësisht nga burgu.

“Disa orë përpara kësaj proteste, Këzharovski u lirua për t’u shëruar. Ai sërish duhet të kthehet në burg. Kjo do të thotë se nuk gjykohet sipas së drejtës, por gjykohet sipas forcës dhe sipas shtypjes, ndaj  ja te e kanë shtypjen”, tha kryetarja e Sindikatës së pavarur të gazetarëve dhe punëtorëve të medies Tamara çausidis.

Gazetarët e tubuar e akuzonin qeverinë se është duke i heshtur mediat dhe liritë në shoqëri.

Më 2015-ën protestuan disa herë edhe honoraristët. Ata i dërgonin mesazhe qeverisë se nuk do t’u paguajmë. Asokohe pushteti nuk i dëgjoi porositë e tyre, por disa muaj më vonë pas disa ndryshimeve të ligjit, nga fundi i korrikut e pezulloi, pasi nuk arritën ta zbatojnë.

Protestuan edhe aktivistët e LGBT dhe përkrahësit e tyre, të cilët kërkonin nga institucionet që t’i ndriçojnë sulmet mbi bashkësinë. Masa e pakënaqur vërshonte rrugëve të Shkupit, protestohej, marshohej, por protesta kishte edhe në qytetet tjera.

Përveç se para Qeverisë, Gjykatës, Kuvendit protestat para servisit publik të TVM gjithashtu tërhoqën vëmendje. Gjenerali i mëhershëm i policisë Stojançe Angellov protestoi me javë përpara ndërtesës së TVM-së, në përpjekje për ta çliruar servisin publik dhe me kërkesë që edhe televizioni i Maqedonisë t’i publikojë bombat e opozitës.

Përpjekje për “çlirimin” e TVM-së

“Sot do ta sulmojmë MTV-në me bomba, me bomba politike dhe do t’u tregojmë çfarë jemi dhe kush jemi ne. Në vend të urrejtjes së tyre, me dashurinë tonë do t’i mposhtim sërish”, tha Angellovi.

Protesta për dorëheqjen e Todorovit

Protestuan edhe të pakënaqurit e shëndetësisë së vendit. Qytetarët kërkuan që ministri i shëndetësisë të japë dorëheqje për shkak të vdekjes së disa pacientëve gjatë vitit të kaluar, mosrealizimit të shumë projekteve, si dhe ikjes së afro 700 mjekëve nga Maqedonia.

Tamara e humbi jetën e saj duke pritur që t’i jepej mundësia të jetojë nga ana e ministrit për vdekje Nikolla Todorov”, tha aktivisti Ogen Janeski në njërën prej protestave në të cilën kërkohej dorëheqja e Nikolla Todorovit dhe të përgjegjësve dhe funksionarëve të tjerë për vdekjen e nëntëvjeçares Tamara Dimovska, e cila vuante nga skolioza, kurse organet kompetente nuk ia siguruan mundësinë për shërim në kohë të duhur.
Pakënaqësi shprehën edhe mjekët, kur pacienti gjuajti kirurgun.

Por, si në shumë segmente të tjera të shoqërisë, përveç të pakënaqurve u paraqitën edhe mjekët e kënaqur, që kërkuan përkrahje për Todorovin.

Në fund të vitit 2015 studentët patën shumë ngjarje, kurse vitin e përfunduan me bllokimin e Rektoratit të UKM, kur brenda natës u prenë gati 50 drunjë për tu ndërtuar ndërtesa të reja baroku në kampusin universitar, pa u konsultuar fare studentët. Edhe kësaj here pati kontra-protesta. Gjersa të parët e bllokuan Rektoratin në përpjekje për të marë një sqarim lidhur me veprimin, kolegët e tyre nga FINK, me ndihmën e “Pyjeve të Maqedonisë” dhe me sigurimin e policisë mbollën drunjë kam pusin e UKM.

fund të vitit edhe një herë u kërkua dorëheqja e Todorovit, kur në kuvend debatohej për interpelancën e tij, e cila nuk kaloi. Në dhjetor u protestua edhe për përkrahjen e refugjatëve, kurse ajri i ndotur i nxori në rrugë tetovarët, shkupjanët dhe manastirasit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button