Shkup, protestë para Kuvendit, kërkojnë dorëheqjen e ministrit të shëndetësisë Todorov

Derisa në Kuvend diskutohej për interpelancën e ministrit të shëndetësisë, Nikolla Todorov, para Kuvendit qytetarët dhe aktivistët brohorisnin “Dorëheqje” dhe “Burg për Todorovin”, protestonin kundër politikave të dëmshme të shëndetësisë.

Ata nga ministri Todorov kërkuan të jep dorëheqje nga funksioni dhe të merr përgjegjësinë morale dhe politike.

“Ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov, në mandatin e tij ka lënë trashëgimi jetë të shkatërruara dhe të humbura. Ne, qytetarët jemi të vetëdijshëm se dorëheqja e tij nuk do të kthejë në jetë Tamarën e vogël, e as ata të cilët e humbën jetën e tyre në labirintet e sistemit shëndetësor. Por, njëkohësisht jemi të vetëdijshëm se patjetër duhet të bëjmë gjithçka që të parandalohen viktima të reja, nga sistemi i reformave vdekjeprurëse të Todorovit dhe që do të fitojmë sistem shëndetësor kualitativ dhe efikas i cili do të kujdeset për pacientët. Ministër, shpresoj se gjithmonë do të jesh në shëndet të mirë dhe se nuk do të duhen klinikat. Kërkojmë dorëheqjen tënde, sot jemi këtu dhe e presim dorëheqjen tënde.” – Adrijana Selmani aktiviste në iniciativën qytetare “Hajde”.

„Dil Todorov, ballafaqohu me popullin dhe jep dorëheqje, ministër “Vdekje”. Ky njeri nuk ka fytyrë. Të kishte pasur fytyrë nuk do të lejonte 340 ditë të qëndrojmë këtu ku jemi pas vdekjes së Tamarës. Në bisedat e Çarshisë dëgjova se Todorov ka dhënë dorëheqje, mirëpo kinse pastori nuk e ka pranuar” – tha gazetari dhe aktivisti Ognen Janeski, i kthyer kah Kuvendi.

23264667344_e4b2e4f951_o

Protestuesit me transparentët “Koha është për përgjegjësi”, “Jetët tona nuk janë pikët e tua politike”, “Duam sistem që shëron, jo që vret”, lëshuan dhe audio-filmimin me deklarata nga Todorovi për rastin e Tamarës së vogël dhe disa nga fjalimet dhe deklaratat me të cilat ministri i shëndetësisë në opinion mbrohej me punën e tij.

Përderi sa qytetarët protestonin sot para Kuvendit interpelanca e ministrit Todorov ende është duke u debatuar në Kuvend me kërkesën e opozitës.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button