Shkup, protesta para Qeverisë,do të bllokohen qytetet nëse s’merren masa (VIDEO-FOTO)


“Çfarë bëjmë më ajrin”, ” Na mbytët”, “Dua Babadimri të më sjellë ajër”, “Vendosni filtra le të jenë në stilin barok” janë vetëm disa nga thirrjet e mijëra protestuesve që sonte u mblodhën përpara Qeverisë së Maqedonisë për të protestuar kundër ndotjes se ajrit, njofton Portalb. Protestuesit me fishkëllima dhe thirrje kundër Qeverisë e shprehën mllefin e tyre ndaj pushtetit për shkak që ajo nuk ka ndërmarrë masat e duhura.
LEXO-Rekomandimet e Qeverisë: Ajri i ndotur: Gratë shtatzëna dhe të sëmurët kronik të qëndrojnë në shtëpi

Protestues përpos nga Shkupi kishte nga Tetova e Manastiri të udhëhequr nga organizatat ambientaliste në qytetet përkatëse. Ata thonë se nëse deri më 15 janar nuk plotësohen kërkesat e poshtëpërmendura do të bllokojnë qytetet që janë të rrezikuara nga ndotja.

Shkup, protesta per ajrin 28.12.15
Shkup, protesta per ajrin 28.12.15
Shkup, protesta per ajrin 28.12.15
Shkup, protesta per ajrin 28.12.15

“Jemi mbledhur këtu nga gjitha qytetet e Maqedonisë që vuajnë nga ndotja e ajrit. Qytetarët e kanë kuptuar se këtu pranë nesh pas fasadës se barokut fshihen fajtorët që na helmojnë çdo ditë. Nuk pranojmë farsa kozmetike të Qeverisë. Kërkojmë filtra! Vetëm filtra dhe asgjë tjetër. Do ti bllokojmë institucionet ashtu siç premtuam.” tha mes tjerash Arianit Xhaferi nga OJQ EcoGuerilla, njofton Portalb.mk.

“Ju na shihni si vota si turma të paditur. Investoni për qytetet. Mbroni mjedisin. Na e ktheni ajrin. Baroku i bardhë për shpirtrat e zi është kot.” shprehet Xhaferi.

Shkup, protesta per ajrin 28.12.15
Shkup, protesta per ajrin 28.12.15

“Shkatërrojnë parqe, presin drunj… kërkojmë monitorim të shohim kush na helmon. Stop ndotjes!!!” tha Kiril Arsovski, biolog.

Shkup, protesta per ajrin 28.12.15
Shkup, protesta per ajrin 28.12.15

“Me vjen mire që nëpërmjet aplikacionit është rritur vetëdijesimi. Sipas të dhënave për Shkup gjatë dimrit ndotja rritet gjate ditës, ndërkaq gjatë natës zvogëlohet sepse qytetarët i vënë në përdorim mjetet e nxehjes. Apelojmë që disa para për anije, palma dhe përmendore, që Qeveria i harxhojë t’i ndajë për tu ndihmuar qytetarëve që të kyçen në Ngrohtoren dhe të zvogëlohet ndotja e ajrit” tha Goran Jovanovski, personi ai që e ka bërë aplikacionin “Moj Vozduh” njofton Portalb.mk.

Shkup, protesta per ajrin 28.12.15
Shkup, protesta per ajrin 28.12.15

Këto janë kërkesat për zbatimin e masave emergjente brenda 24 orëve për tejkalimin e vlerave maksimale ditore të ndotjes.

Për sektorin e TRANSPORTIT:
-Të përgatitet plan për regjimin e trafikut që do të aktivizohet në të njëjtin moment kur të kalohet kufiri i lejuar i materieve ndotëse ose nëse ajo zgjat më shumë se 24 orë. Zbatimi i planit duhet të përfshijë koordinim në mes të Komunës kompetente (Qyteti i Shkupit, Manastirit, Tetovës dhe qyteteve të tjera) dhe Ministrisë së Brendshme. Në këtë plan, kërkohet të përfshihen masa për të ulur koston e transportit publik në ditët kur përqendrimi i materieve ndotëse është alarmant ;

Shkup, protesta per ajrin 28.12.15
Shkup, protesta per ajrin 28.12.15

-Plani të përfshijë ndalim për lëvizjen e automjeteve me standard më të ulët se Euro 4 dhe automjeteve me naftë;
-Në zonën qendrore të qytetit të mos ketë lëvizje të makinave për pasagjerë, por trafiku të zhvillohet vetëm nëpërmjet mjeteve të transportit publik (autobusë dhe biçikleta) përderisa zgjatë gjendja alarmante ;

Për sektorin e INDUSTIRSË:
-Ndalim i përkohshëm i punës për industrinë (me leje A dhe B të integruara) dhe futjen e ndërprerjeve të përkohshme në ditët me ndotje të lartë dhe transparencë të plotë në raportim për qytetarët ne lidhje me kontrollin e bërë;
-Fuqizim i mbikëqyrjes dhe kontroll i vazhdueshëm mbi objektet industriale (subjektet me leje A dhe B të integruar) dhe transparencë të plotë në raportim për qytetarët rreth kontrollit të bërë;

Shkup, protesta per ajrin 28.12.15
Shkup, protesta per ajrin 28.12.15

Për sektorin e NDËRTIMIT:
– zbatimin e detyrueshme të masave për mbrojtje nga emisionet e pluhurit për të gjitha objektet;
-Të zbatohet inspektim i rregullt nga ana e inspektorëve kompetente dhe transparencë të plotë në raportim për qytetarët rreth kontrollit të bërë ;
-Ndalim të përkohshëm të punëve ndërtimore të cilat emetojnë pluhur në territorin e qytetit, në ditët me ndotje të lartë.

Rikujtojmë se me 17 dhe 18 dhjetor protesta kundër ndotjes së ajrit janë mbajtur edhe në Tetovë.

Lexo: “Eco Guerilla”: Deri të premten e ardhshme keni afat ta mbyllni Jugohromin (FOTO dhe VIDEO)

Lexo: Tetovë, protestuesit: Teuta, mbylle Jugohromin jo shkollat

Lexo: “Eco Guerilla” dhe “Nëna dhe Fëmija”, letër drejtuar shqiptarëve të Pollogut

lexo: Tetovë, për shkak të protestave për ndotjen e ajrit, ndërpritet procesi arsimor

Lexo: Nxënësit e shkollave të mesme para Komunës së Tetovës, protestojnë për ajër të pastër

Lexo: Tetovë, alarmi me ajrin e ndotur, statistika: kush i ka fajet, çfarë duhet bërë?! (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button