“Don Kishoti i Mançes”, lufta për të arritur të pamundurën

Romani “Don Kishoti i Mançes”, nga gjeniu i letërsisë spanjolle Miguel Servantes, e bashkon në mënyrë krejt të natyrshme prirjen fantastike me shpirtin realist.

Nëse deri më tani s’e keni lexuar, Portalb ua sugjeron që të njiheni me këtë vepër madhështore që me një ndërthurje të përkryer të komikes me tragjiken Servantes, e tregon absurditetin në thellësinë e të konceptuarit të gjërave, duke shkuar deri te kërkesat për të arritur idealen, të vertetën dhe drejtësinë e plotë.

Shkrimtari, Huan Lopez, përfshiu në një përmbledhje të vetën disa poezi të Servantesit, duke e përkufizuar autorin “Dishepulli ynë i dashur e i shtrenjtë”.

Romani del në dritë, në periudhën kur romani kalorësiak e kishte humbur plotësisht joshjen dhe vëmendjen e lexuesit të kohës dhe përshkruhet nga një frymë e thellë popullore në të cilin e zgjedh pikërisht një “hero“ të tillë si “Don Kishoti” (një hero grotesk, kompleks), për ta vendosur përballë ngjarjeve dhe situatave të fryra dhe shpesh herë absurde për të realizuar dhe përmbushur aventura përçartëse, të cilat e pozicionojnë si romanin e parë antiroman në historinë e letërsisë, kurse “Don Kishotin” si të parin antihero.

Servantesi e shkroi “Don Kishotin e Mançes”, sikundër na thotë ai vetë, me qëllimin që të diskreditonte librat e kalorësisë. Vepra e tij, pra, ishte doemos revolucionare, se për të diskredituar librat e kalorësisë duhej të diskreditonte tërë Kohën e Mesme me të gjitha përrallat e saj.

Pasi ky roman ka arritur ta fascinoj Ismail Kadarenë, që sipas tij, është një ndër romanet më të pëlqyera të tij, atëherë e keni edhe një arsye më shumë, që nëse nuk e keni lexuar deri më tani, këtë ta bëni sa më shpejtë.

Lexo:

Libri i javës së parë: “Lufta dhe Paqja” mozaik romancë të mrekullueshme, filozofisë dhe mbijetesës

Libri i javës së dytë: “Dashuri”, prehja dhe rrëmuja e ndjenjave në një vend

Libri i javës së tretë: “Gatsby i Madh”, dëshmia që paraja nuk të bën të lumtur

Libri i javës së katërt: “Prilli i thyer”, vështrimi i jetës nga syri i vdekjes

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button