Nxënësit shqiptarë ankohen por nuk marshojnë!

Nxënësit e shkollave të mesme shqipe nuk do t’i bashkëngjiten marshit i cili organizohet sot nga ana e Plenumit të nxënësve të shkollave të mesme. Marshi fillon në ora 12.30 te fontana në parkun e qytetit të Shkupit deri te Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Jasir Asani, kryetar i Unionit të nxënësve të shkollës së mesme “Cvetan Dimov”, thotë se ata nuk do të marshojnë për shkak që sipas tij edhe marshimi është politizuar.

“Unë si kryetar i Unionit të nxënësve në shkollën tonë kam vendosur që mos të marrim pjesë në marshin që organizon plenumi i nxënësve të shkollave të mesme sepse arsyet janë se tash më çdo gjë është bërë politike”, tha për Portalb, Asani.

Ai shtoi se marshe organizohen vetëm kur vendi është në krizë.

“Në momentin që politika në Maqedoni është në fazën e vështirë dhë në krizë, atëherë bëhen kto marshe, kështu që nuk duam të jemi pjesë e politikave që janë duke u bërë për momentin”, shtoi Asani.

Edhe pse nuk arritëm që të kontaktojmë Amar Dautin, kryetar i Unionit të nxënësve në gjimnazin “Zef Lush Marku” në Shkup, vetë nxënësit bëjnë të ditur se edhe ata nuk do të jenë pjesë e marshit të organizuar nga Plenumi i nxënësve.

“Neser nuk do të marrim pjesë në marshim. Më tutje nuk e dimë çfarë do të ndodh mirëpo nesër ne nuk marshojmë”, thonë nxënësit e ZLM-së.

Nga ana tjetër Plenumi i nxënësve të shkollave të mesme nuk tregojnë se a ka konfirmim nga ndonjë shkollë shqipe për marshim mirëpo  thonë se thirrja është bërë për të gjithë pa marrë parasysh nacionaliteti apo kombi.

“Të gjithë nxënësit e shkollave të mesme janë të ftuar të marshojnë me ne sepse pa marrë parasysh përkatësinë etnike, ne kemi një qëllim të njëjtë, e ai është që të kemi një shkollim më të mirë. Në plenumin e nxënësve ka nxënës nga e gjithë Maqedonia, madje edhe nxënësit e shkollave private janë të ftuar që të na bashkëngjiten”, thonë nga Plenumi i nxënësve.

Kurse ankesat më të mëdha që kanë ardhur kanë qenë nga vetë nxënësit shqiptarë, të cilët edhe kësaj radhe kanë vendosur që mos të ngritin zërin kundër reformave të MASH-it.

LEXO MË SHUMË:

Testimi ekstern, arsimtarët nuk do të dënohen ata mund të largohen nga puna

Plenumi: Testimi ekstern është dështim total! (Foto)

Ja testimi ekstern për të cilën dënohen mësimdhënësit shqiptarë (FOTO)

Testimi ekstern profesorëve dhe jo studentëve

Testimi ekstern sërish skandaloz!!

Çfarë problemesh fsheh testimi ekstern?

Nxënësit shqiptarë nën presion dhe frikë!

Testimi ekstern, pse heshtin nxënësit shqiptar?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button