Testimi ekstern, arsimtarët nuk do të dënohen ata mund të largohen nga puna

Marrëveshja që u arrit mes MASH-it dhe Sindikatës së Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SASHK) në muajin shkurt vazhdon të jetë në fuqi, mirëpo pasoi një tjetër kërcënim. Ministri Abdilaqim Ademi paralajmëroi largim nga puna të mësimdhënësve që kanë dallime në notimin e nxënësve, çdo herë duke i krahasuar notat e tyre me ato të vlerësimit ekstern dhe kjo ka shkaktuar pakënaqësi të reja, njofton Koha

Nga organizatat sindikaliste të shkollave vijnë paralajmërime se do të bojkotojnë fillimin e vitit shkollor 2015/2016 nëse gjatë pushimeve verore, MASH dhe SASHK nuk e zgjedhin çështjen rreth largimeve eventuale të mësimdhënësve.

Ademi ka sqaruar se kjo çështje nuk është diskutuar në negociatat e deritanishme me SASHK-un, kurse thotë se për tu biseduar çështje të tilla, duhet të priten një herë analizat e vlerësimit ekstern dhe maturës shtetërore të këtij viti që të mund të dihen edhe pikat në të cilat është e nevojshme intervenimi për të ardhmen. Ademi paralajmëron se për procesin e nxjerrjes së konkluzioneve – palë do të jenë edhe nxënësit dhe prindërit e tyre, më qëllim që edhe ata të jenë pjesë e vendimmarrjes për largimin eventual nga puna të mësimdhënësve.

Kundër këtyre masave është shprehur edhe Jakim Nedellkov, kryetari i SASHK-iu. Vendime për largim nga puna vetëm në bazë të vlerësimit ekstern nuk mund të ketë, thotë ai, prandaj sipas tij, gjatë verës duhet të ketë domosdo negociatat me MASH-in për këtë çështje.

Lajme të ngjashme

Back to top button