Testimi ekstern profesorëve dhe jo studentëve

Pas disperzimit të programeve studimore, qeveria me testimin ekstern të studentëve të vitit të dytë dhe të katërt, vazhdon shkatërrimin në mënyrë sistematike arsimit të lartë dhe rënimin e autonomisë së universiteteve. Qeveria pregatitë edhe dështimin e radhës përmes testimit ekstern të studentëve. Me këto reformat të bëra më shumë për qëllime politike se sa arsimore ka filluar shkatërrimi i reputacionit të profesionit akademik dhe institucioneve të larta arsimore. U cënua autonomia e universiteteve, u dobësua cilësia e shërbimeve arsimore, u bë rritja e numrit të studentëve të cilët nuk janë të aftë për të studjuar dhe ajo që është më tragjike krijimi i shumë kfazi pedagogëve “të rinjë” brenda natës. Për të përmisuar gabimet qeveria duhet paraprakishtë të BËJ TESTIM EKSTERN TË PROFESORËVE PËR LËNDËT QË U LIGJEROJNË STUDENTËVE, të cilët për fatin tonë të keq përmes politikës shumë pedagogë me “5.99” mesatare në studime janë bërë profesorë dhe u ligjerojnë studentëve.

Ashtu siç u realizua disperzimi PËR MOTIVE POLITIKE, kjo qeveri VMRO DPMNE dhe BDI me akreditimin e 65 programe studimore të dsperzuara të Universiteteve publike në Maqedoni në 16 qytete krahas universiteteve egzistuese edhe ate në: Veles, Manastir, Prilep, Kavadar, Strumicë, Radovish, Koçan, Sveti Nikoll, Gjevgjeli, Shtip, Shkup, Kërçovë, Strugë, Kumanovë, Dibër dhe Tetovë, ashtu edhe për motive politike do të implementon vlerësim ekstern të studentëve.

Te disperzimi qëllim ka qenë më shumë politikë se sa arsimorë dhe shkencorë. Të bëjnë universitete më afër qytetarëve (votuesve) për të kamufluar papunësin, për të mundësuar një karrierë të lehtë akademike, për të ndikuar politikishtë te studentët, për të tërhequr votues sa ma shumë në zgjedhje. Kurse te vlersimi ekstern i studentëve në universitete qeveria do të vendos dorë shtërngimi dhe presioni mbi profesorët përmes dënimeve. Edhe kjo masë për të ardhur keq do të realizohet me dekretë, pa një analizë të mirëfillët të nevojave për këtë . Do të ishte mirë që qeveria para vlerësimit eksternë të studentëve të krijonte kushte për studentët, të ciltë në programet e disperzuara të mësojn nëpër kafene, në kopshte fëmijësh, nëpër shkollat fillore dhe të mesme, nëpër fabrika, në shtëpitë e punëtorëve, në shtëpitë e kulturës, në vendpushimet e fëmijëve etj.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button