fbpx

A do të mbyllet Jugohromi pas falimentimit?

Drejtoria e të hyrave publike në Maqedoni kohë më parë  ndryshoi statutin e Shoqatës për prodhimtari, tregti dhe shërbime Jugorhom Feroalojs DOOEL Jegunovce  duke e quajtur atë si të falimentuar.

Mirëpo ende nuk bëhet e ditur se a nënkupton falimentimi mbyllen e fabrikës për të cilët banorët e rajonit të Pollogut kanë shprehur revoltën e tyre, sidomos tetovarët për ndotjen masive që kjo fabrikë ia bën këtij regjioni.

“Jugohromi” është e vetmja fabrikë që fitoi një zgjatje dy-vjeçare të afatit për marrjen e lejes së integruar mjedisore, vetëm nën kushtin – të përgjysmojë prodhimin dhe ta ulën në 60 për qind ndotjen e ajrit. E reja e fundit në lidhje me këtë çështje është nga marsi i vitit 2015, kur kryesia e Jugohromit njoftoi se instalimi i filtrave në oxhaqet do të fillojë.

Viteve të fundit banorët e rajonit të Pollogut kanë shprehur revoltën e tyre, sidomos tetovarët për ndotjen masive që kjo fabrikë ia bën këtij regjioni. U organizuan disa protesta si dhe u dërguan letra e shkresa deri te qeveritarët të reagojnë pasi që është rritur numri i të sëmurëve në Tetovë dhe dyshohet që ajri i ndotur ka kontribuuar shumë në këtë gjendje.

Drejtuesi i drejtorisë për falimentim, Sasho Georgievski bën të ditur se procedura për Jugohromin ende është duke u përpunuar.

“Ashtu siç njoftoj Drejtoria e të hyrave publike, është filluar procedurë gjyqësore për falimentimin e kësaj kompanie. Ende është herët të thuhet se çfarë po ndodh në këtë kompani. Se pari duhet të shohim gjendjen dhe në ndërkohë vendosen afatet për paraqitjen e të dhënave dhe kërkimeve të tyre”, tha Georgievski

Lëviza Eco Guerilla e cila ishte organizatore e shumë protestave kundër ndotjes së ajrit në Tetovë dhe rrethinë, bën të ditur se nuk kemi ndonjë informacion nëse falimentimi i ndërmarrjes do të mbyllë këtë ndotës ose jo.

“Duhet të kemi kujdes me termin mbyllje sepse falimentimi i firmës që menaxhon me kapacitetet e fabrikës nuk do të thotë medoemos që do mbyllet dhe fabrika. Ndoshta falimenton ndërmarrja që ka administruar deri tani me kapacitetet, dhe regjistrohet tjetër ndërmarrje që merr përsipër operacionet. Unë dhe Eco Guerilla në përgjithësi nuk kemi ndonjë informacion nëse falimentimi i ndërmarrjes do të mbyllë këtë ndotës ose jo”, tha Arianit Xhaferi, nga “Eco Guerilla”.

Ndërkaq që nga viti i ri e deri më tani, Tetova ka 0 ditë me ajër të pastër.

Tetova pa ajer te paster

LEXO MË SHUMË:

Sëmundje aktuale, apo vdekje nga ndotja e ajrit?

Ndotja e ajrit, protestuesit kërcënojnë me bllokim të autostradës Shkup-Tetovë

Eco Guerilla paditi helmuesin e Pollogut, “Jugohromin” (VIDEO)

Ndotja e ajrit: Shkupi mesatarisht i ndotur, Tetova po mbytet

Eco Guerilla fton Gruevskin që të vizitojë Jugohromin

Tetovë: Ndotja e ajrit në nivel alarmant

Eco Guerilla apelon të mos ketë manipulime gjatë vendosjes së filtrave të Jugohromit

Ndotja e ajrit sot është alarmante në Shkup dhe Tetovë

Ndotja e ajrit godet shtatzënitë e hershme

Ndotja e ajrit në Tetovë nuk zbret nga nivelet rekorde

Lajme të ngjashme

Back to top button