Eco Guerilla paditi helmuesin e Pollogut, “Jugohromin” (VIDEO)

Anëtarët e EcoGuerillës e dorëzuan në Gjykatën e Tetovës padinë kundër fabrikës së “Jugohromit” për shkeljen e Kushtetutës duke punuar pa standarde ekologjike. Kjo fabrikë punon pa filtra dhe me këtë ndot ajrin kështu që të drejtën e garantuar me Ligj dhe Kushtetutë për ambient të pastër jetësor, thonë nga kjo Lëvizje.

Më pas anëtarët e saj në mënyrë simbolike u drejtuan në Prokurorinë e Shkupit për të dorëzuar edhe tyre dokumentet së bashku me kopjen e Kushtetutës si përkujtim për këtë shkelje që i dëmton banorët e Pollogut.

“Kërkesa jonë është që ligji të vlejë njëjtë për secilin. Presim që Prokuroria të bëjë punën e saj.” tha Arianit Xhaferi.

Sonte skadon afati i dhënë i Qeverisë për vendosjen e filtrave. Mësohet se në “Jugohrom” nuk janë vendosur dhe do të kërkojnë edhe një prolongim të afatit. Vendimi me të cilin do t’i shtyhej afati i vënies së filtrave nga kjo fabrikë do të ishte antikushtetues dhe antiligjor.EcoGuerilla

“Me një vendim të tillë cenohen: neni 8, paragrafi 1, alinea 10, neni 43, dhe neni 55, paragrafi 3 i Kushtetutës. Vendimin e vet të 31 tetorit 2014, qeveria nuk e ka mbështetur në asnjë dispozitë ligjore. Edhe kësaj rradhe vendimi i qeverisë nuk do të ketë bazë ligjore. Edhe nëse vendimi i Qeverisë do të ishte mbështetur në nenin 139 të Ligjit për mjedisin jetësor (nen i cili është në kundërshtim me dispozitat e lartpërmendura kushtetuese dhe me parimet, qëllimin dhe frymën e të njëjtit Ligj), përsëri ai vendim do të jetë kundërligjor sepse neni 139 i Ligjit për mjedisin jetësor parasheh afat shtesë për përmbushjen e planit operativ, të cilin Jugohromi nuk e ka përmbushur. Vendosja në mënyrë arbitrare me shumicë votash në një mbledhje qeveritare nuk e bën vendimin e saj të ligjshëm. “thanë nga kjo Lëvizje.
LEXO: Ekspertët ngrenë alarmin, Tetova ballafaqohet me një vrasës masiv dhe të heshtur

Lajme të ngjashme

Back to top button