Ndotja e ajrit, protestuesit kërcënojnë me bllokim të autostradës Shkup-Tetovë

Këshilli protestues kundër ndotjes kancerogjene në Tetovë, në mbledhjen e mbajtur më 17.01.2014, mori vendime që të fillojnë përgatitjet për të bllokuar autostradën në vend-pagesat rrugore në fshatin Zhelinë, me qëllim të pengimit të furnizimit me lëndën e parë për të gjithë ndotësit, në veçanti për Jugohromin. 

Nga këshilli protestues do të ftojnë të gjithë shoqatat tjera joqeveritare, grupe qytetare, forume rinore dhe unione studentësh me qëllim që të arrijnë qëllimin.

Ata kërkojnë vendosjes urgjente të filtrave te ndotësit, zgjidhje e problemit me deponit e egra, subvencionim të faturave të energjisë elektrike dhe mbrojtje më efikase të mjedisit nga ndezja e materialeve toksike. 

Ndërkaq nga Qeveria fajin për ndotjen e kanë hedhur tek mospërgjegjësia e qytetarëve gjatë kësaj kohe të dimrit si dhe tek vozitësit e shumtë të automjeteve. 

Edhe para katër viteve Komuna e Tetovës është ballafaquar me të njëjtën problematik dhe masat e ndërmarra janë pothuajse identike si në atë kohë, por edhe atëherë edhe sot këto masa nuk janë respektuar.

Zëdhënësi i policisë së Tetovës, për Portalb , ditë më parë ka deklaruar se nga Komuna e Tetovës, deri më tani nuk është kërkuar diçka më konkrete, sa i përket ndihmës së policisë për vënien në veprim të masave kundër ndotjes së ajrit, siç është ri rregullimi i lëvizjes së automjeteve të renda nëpër rrugët e qytetit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button