Eco Guerilla fton Gruevskin që të vizitojë Jugohromin

Kryeministri Nikolla Gruevski pralajmëroi se gjatë idtës së nesërme do të organizojë takim popullor me qytetarë në sallën sportive të shkollës së mesme medicinale në Tetovë, dhe me këtë rast Lëvizja Eco Guerilla ka shfrytëzuar rastin për t’i bërë një ftesë të hapur që pas tubimit, të shkoj në vizitë në fabrikën e Jugohromit dhe aty nga afër të njihet me punën për vendosjen e filtrave.

“Nën moton “Груевски, ајде заедно до Југохром!”  ftojmë  vet Kryeministrin i cili është personazhi kryesor që ka në dorë çelësin për ndotjen e qytetit dhe rrethinës, do të njihet nga afër me vrasjen e heshtur që po i bëhet qytetareve te Tetovës, pa dallim të përkatësisë së tyre etnike, fetare apo racore. Kërkojmë që në bazë të ligjit për ambient jetësor neni 51 dhe 52 për qasje në informacion të qytetarëve të njihemi nga afër dhe drejtpërsëdrejti me programin i cili duhet të implementohet për të parandaluar helmimin e mëtutjeshëm të ajrit, tokës dhe ujit në Tetovë dhe rrethinë. Qytetarët e Tetovës kanë dyshime të mëdha se kjo fabrikë do të vendos filtrat dhe se paraqitjet në media për vendosjen e filtrave i vlerësojmë si spekulim i radhës dhe blerje kohe për të defokusuar opinionin publik dhe qytetarët nga problemi i ndotjes enorme të Tetovës” thonë nga Eco Guerilla .

Lajme të ngjashme

Back to top button