Prokuroria Speciale Publike ka hapur hetim të ri, dyshohet për keqpërdorime Bujar Osmani kur ishte Ministër i Shëndetësisë

Prokuroria Speciale Publike (PSP) e Maqedonisë njoftoi se ka hapur edhe gjashtë lëndë të reja hetimi për krim dhe korrupsion ku të dyshuar janë ish zyrtarë të partisë VMRO-DPMNE, mes tyre edhe zv/kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, njofton Portalb.mk.

Në hetimin me emrin “Pacienti” sipas PSP-së, ekziston dyshim i bazuar për shpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar të zyrtarëve dhe personave përgjegjës në procedurat e prokurimit publik për të kryer punë ndërtimore dhe vepra zejtare në më shumë objekte të shëndetit publik në të gjithë vendin. Hetimi përfshin 15 persona, mes tyre dhe ish-Ministri i Shëndetësisë, Bujar Osmani.

“Ekziston dyshimi bazë se në vitin 2010 katër nga të dyshuarit, Fatmir Avmedovski, Betim Lamalari, Mensur Ibrahimi dhe Zhaklina Çagoroska si persona përgjegjës: Kryetar dhe anëtarë të Komisionit për prokurimin publik në Ministrinë e Shëndetësisë, në kryerjen e prokurimit publik nr. 02 / 2010 për kryerjen e punëve ndërtimore dhe ndërtimore-zejtare në më shumë institucione publike shëndetësore në të gjithë vendin, kanë paraqitur një propozim të paligjshëm për përzgjedhjen e tenderit fitues. Ndërkaq i dyshuari, Bujar Osmani si Ministër i Shëndetësisë, në vend që të refuzojë propozimin e Komisionit, ka marrë vendim për përzgjedhjen e ofertës më të favorshme të ofertuesit GBS – Blagoevgrad – Republika e Bullgarisë.” thuhet në kumtesën e PSP-së, njofton Portalb.mk. Sipas po të njëjtit burim, nga dëshmitë e siguruara kuptohet anëtarët  të dyshuar të Komisionit e kanë favorizuar ofertuesin GBC – Blagoevgrad, edhe pse e kanë ditur se ofertuesi nuk i plotëson kushtet e dokumentacionit të tenderit.

“Ata e kanë ditur se në fakt, ofertuesi nuk i ka poseduar kompetencat e nevojshme për performancën e inxhinierëve, ndërsa në përllogaritjet e lëndës që janë pjesë e ofertave, nuk kanë bërë as përmbledhjen e saktë të të dhënave dhe si pasojë nuk kanë konkluduar se oferta e kompanisë Ingra Zagreb është për 637,303.00 denarë më e lirë se ajo e GBS – Blagoevgrad.” thonë nga PSP.

Edhe pse e gjithë kjo ka qenë e ditur për ish-Ministrin e Shëndetësisë, ai nuk ka hedhur poshtë propozimin, por ka marrë vendim për të zgjedhur ofertën e GBS – Blagoevgrad si ofertë më të lirë, edhe pse vlera e ofertës ka qenë më e lartë se vlera e vlerësuar në prokurimin publik dhe subjektit juridik i ka mundësuar kështu përfitim në pronë në shumë prej 21,604,150.59 denarëve, thonë nga PSP.

Sipas prokurorëve të PSP-së, njofton Portalb.mk, gjatë vitit 2010, të njëjtët të dyshuar: Fatmir Avmedovski, Betim Lamalari, Mensur Ibrahimi dhe Zhaklina Çagoroska në një procedurë tjetër prokurimi, me numër 03/2010 për kryerjen e punëve ndërtimore dhe ndërtimore-zejtare në ISHP “Spitali i përgjitshëm Ohër” në mënyrë të paligjshme kanë dorëzuar propozim për zgjedhjen e ofertës më të mirë dhe përsëri kanë zgjedhur ofertën nga GBS – Blagoevgrad i cili ende nuk i ka plotësuar kompetencat e nevojshme për inxhinier të performancës, dhe kështu nuk i ka plotësuar dhe kërkesat e dokumentacionit të tenderimit.

Ministri i Shëndetësisë, Bujar Osmani, e ka pranuar këtë propozim dhe ka lidhur kontratë me ofertuesin GBS – Blagoevgrad në vlerë prej 127,533,691 denarëve.

Sipas dëshmive të Prokurorisë Speciale Publike të Maqedonisë, gjatë vitit 2013 në një procedurë prokurimi publik nr 07/2010 për rikonstruimin dhe ri-ndërtimin e ISHP “Spitali Klinik Tetovë”, të dyshuarit: Dellçe Arsoski si udhëheqës dhe Damir Lonçariq si menaxher në kompaninë “Ingra Zagreb” filialit të “Ingra Shkup”, kanë nënshkruar dhe certifikuar dokumentacionin përfundimtar me të dhëna të pavërteta në lidhje me sasitë e materialeve për ndërtim dhe cilësinë e tyre, njofton Portalb.mk. Më pas, dokumentacioni përfundimtar u është dorëzuar deri te mbikëqyrësit përgjegjës, të dyshuarit Angel Ikonomov, Aleksandar Dimanin dhe Zare Zdraveski, të cilët duke mos i kontrolluar sasitë, e kanë nënshkruar dhe e kanë aprovuar dokumentacionin.

I dyshuari, Lupço Mijajleski si inxhinier përgjegjës në Njësinë për Rikonstruim dhe Rindërtim në Ministrinë e Shëndetësisë së Republikës së Maqedonisë, e ka miratuar dokumentacionin pa e kontrolluar, dhe gjithashtu nuk ka kërkuar të aktivizohet garancia bankare për jo-cilësi.

Sipas PSP-së, dokumentacioni përfundimtar ka qenë bazë për pagesën e parave, të cilat janë paguar. Me këtë pagesë është dëmtuar Buxheti i shtetit në vlerë prej 719,470.00 denarëve, ndërsa kompania INGRA Zagreb – Dega Ingra Shkup përfituar të ardhurat që arrijnë shumën e 6,005,461.00 denarëve.

“Gjatë vitit 2012 në procedurën e prokurimit numër 02/2010 për rindërtimin Spitalit të Çairit, i dyshuari Aleksandar Naumovski si udhëheqës i punës në kompaninë GBS – Blagoevgrad, e cila ka qenë e kontraktuar për të kryes punët ndërtimore, ka përgatitur dokumentacion përfundimtar me të dhëna të rreme në lidhje me sasitë e materialeve për ndërtim dhe cilësinë e tyre.” njofton PSP-ja, transmeton Portalb.mk.

Ky dokumentacion i është dorëzuar të dyshuarit Dimçe Ivanovski, i cili si mbikëqyrës përgjegjës e ka konfirmuar, ndërsa më pas të dyshuarit Jadranka Noshpall, specialiste për punë ndërtimore dhe Sllavica Tasevska Nikolloska, menaxhere e Njësisë për projektim në Ministrinë e Shëndetësisë, duke mos e kontrolluar sasinë e materialeve, e kanë nënshkruar dhe e kanë aprovuar dokumentacionin përfundimtar që ka qenë bazë për pagesën e parave, të cilat janë paguar. Me këtë pagesë është dëmtuar Buxhetin i shtetit në vlerë prej 1568.828 denarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP