Hetimi i ri “Dhurata” nga PSP, për herë të parë dyshohet ish-ministri i Financave, Zoran Stavreski

Të dyshuarit Zoran Stavreski, ministër i Financave dhe Mile Janakieski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve, me pjesëmarrje në kryerjen e veprës së bashku me të dyshuarin Kërste Miladinov, drejtor i Resurseve Energjetike të Maqedonisë SHA Shkup, në periudhën janar 2012 – korrik 2014, me  paramendim e kanë shfrytëzuar detyrën zyrtare dhe autorizimin dhe për kompaninë ruse OAD Strojtransgas nga Moska kanë marrë dobi të kundërligjshme pronësore në vlerë prej 2.008.877.000.00 denarë, gjegjësisht afër 33 milionë euro, dhe në vlerë të njëjtë i kanë shkaktuar dëm Buxhetit të RM-së, transmeton MIA.

Stavreski dhe Janakieski kanë qenë përfaqësues të autorizuar për zbatimin e Marrëveshjes ndërqeveritare, të lidhur më 19 qershor të vitit 2010 në Shën Petërbrug mes Qeverive së RM-së dhe Federatës Ruse për rregullimin e obligimeve të ish- BRSS ndaj SFRJ-së në pjesën e obligimeve ndaj Maqedonisë.

Me marrëveshjen rregullohen borxhi rus në vlerë prej 60.560.242,44 dollarë amerikanë të mbyllet përmes dërgimit të mallrave, shërbimeve dhe kryerjen e punëve. Në negociatat, Stavreski dhe Janakieski janë dakorduar kjo shumë të mbyllet me ndërtimin e gazpërçuesit magjistral, aksi “Kleçovc – Bllok stacioni 5” për shumë të përgjithshme prej 75.700.303.05 dollarë amerikanë apo 55.674.292.77 euro, me ç’rast Rusia merr pjesë me 80 për qind, ndërsa Maqedonia me 20 për qind.

Megjithatë, paraprakisht, me porosi të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve është përpiluar Studim fizibiliteti për ndërtim të aksit gazpërues Klleçovcë-Shtip, i cili aks gazpërçuese është më i gjatë për 36 km krahasuar me marrëveshjen e përmendur paraprakisht për aksin “Klleçovc- Bllok stacioni 5”.

Në pajtim me studimin çmimi i ndërtimit të aksit do të ishte mes 30 dhe 35 milionë euro, kështu që të dyshuarit Stavreski dhe Janakieski kanë qenë të vetëdijshëm se çmimi real është shumë më i ulët nga ai i dakorduari me palën ruse. Megjithatë, edhe krahas Stavreskit dhe Janakieskit borxhin e plotë rus e kanë mbyllur me sigurimin e shërbimit – ndërtimin e gazpërçuesit me zbatimin e kompanisë nga Moska.

Kështu, në seancë të mbyllur qeveritare, me prezencën e ministrave të dyshuar, Qeveria ka sjell konkluzion të pranohet oferta e kompanisë ruse dhe të nënshkruhet marrëveshja përfundimtare. Pastaj, Kuvendi i RM, e ka pranuar propozimin e qeverisë dhe në procedurë të shkurtuar ka sjellë ligj për ndërtimin e gazpërçuesit, ku nga deputetët janë fshehur faktet nga Studimi i fizibilitetit, sipas të cilave, çmimi real i kostos është shumë më i ulët, apo vetëm 378.6262.37 euro (për një kilometër të gazpërçuesit).

Në drejtim të dakordimit të marrëveshjes, i dyshuari Kërste Milladinov, si drejtor i “Resurseve Energjetike të Maqedonisë” e ka pranuar çmimin e lartë joreal të shërbimit nga marrëveshja edhe pse ka qenë i njoftuar me Studimin e fizibilitetit, prej atje edhe me çmimin real të kostos së ndërtimit të gazpërçuesit dhe më 9 korrik të vitit 2014 në Shkup ka kontraktuar marrëveshje me kompaninë ruse, me çka kësaj kompanie i është mundësuar dobi e kundërligjshme pronësore në vlerë prej 32,664.672 euro dhe 11 centë, aq sa është dëmtuar buxheti i Republikës së Maqedonisë.

Me këtë, ekziston bazë për dyshim se i dyshuari Zoran Stavreski dhe Mile Janakieski kanë kryer nga një vepër penale Keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe autorizimit nga neni 353 paragrafi 5 lidhur me nenin 3 dhe 1 dhe nenin 22 nga KP i RM, ndërsa i dyshuari Kërste Milladinov ka kryer një vepër penale Keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe autorizimit nga neni 353 paragrafi 5 lidhur me nenin 4,3 dhe 1 në lidhje me nenin 22 të RM.

Me një fjalë RM faktikisht me mjetet e saj e ka paguar gazpërçuesin, sepse ka marrë pjesë me 20 për qind në marrëveshjen, që përafërsisht është shuma e përgjithshme (reale) e kostos, ndërsa borxhi i Rusisë ndaj RM-së, faktikisht ka mbetur “dhuratë” për Rusinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP