Tre muaj pas vendimit, ankesa për “Almirin” ende nuk ka arritur në Gjykatën e Apelit

Ankesa e familjes së vogëlushit 4 vjeçar, Almir Aliu që u shtyp me makinë nga Boban Iliq për vendimin e shkallës së parë të Gjykatës së Kumanovës, që u dorëzua në fund të muajit qershor, ende nuk ka arritur në Gjykatën e Apelit, konfirmojnë për Portalb.mk, nga Gjykata e Apelit.

“Jo ende nuk ka arritur te ne, me siguri është në Prokurorinë e Lartë për mendim, sapo të ta shohim se kur mund të caktohet seancë”, thotë shefi i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun në Gjykatën e Apelit Safet Kadrii.

Edhe avokati i palës mbrojtëse, Asmir Alispahiç thotë se me gjasë lënda ende është në Prokurorinë e Lartë për mendim ndaj ankesës.

“Sa e di lënda ende është në Prokurorinë e Lartë, pasi të japë mendim ajo lënda shkon në Gjykatën e Apelit dhe më pas ata caktojnë seancë për shqyrtimin e ankesës”, thotë Spaihiç duke shtuar se Prokuroria e Lartë nuk ka ndonjë afat të caktuar se kur do të duhet që ta dorëzojë lëndën.

Portalb.mk, ka kontaktuar me Prokurorinë e Lartë dhe të njëjtëve u ka dërguar dhe e-mail, por ende nuk kemi marrë përgjigje.

Sipas procedurës, në shkallën e dytë, aktakuzën e përfaqëson Prokuroria e Lartë.

LEXO: Boban Iliq dërgohet në paraburgim

Ndryshe, në korrik të vitit 2016-të, vogëlushi nga Kumanova Almiri, u shkel me makinë nga Iliq, pasi që paraprakisht Babai i vogëlushit kishin pasur një zënkë banale në ambulancë.

Fillimisht, Iliq ndiqej për veprën vrasje me paramendim, megjithatë e njëjta më pas u rikualifikua nga Prokuroria duke e ndjekur për veprën penale “vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion nga neni 300 paragrafi 2 në lidhje me nenin 297 paragrafi 1 nga Kodi Penal”.

LEXO: BDI takon familjarët e Almirit, iniciojnë komision parlamentar për rishikim të procesit
LEXO: Sa mund ta ndihmojë drejtësinë për Almirin Komisioni Anketues i BDI-së?

Për rastin në fjalë ka pasur reagime të ashpra në opinion, duke organizuar protesta masive nga qytetarët të cilët e dënuan aktin e Prokurorisë, për shkak të rikualifikimit të lëndës.

Gjatë gjykimit, pati reagime në lidhje me atë se janë bërë lëshime gjatë procedurës, gjegjësisht janë marrë për dëshmi ekspertizat neuropsikiatrike të ekspertëve me licenca me afate të skaduara. Pos kësaj, edhe pse në kamerat e sigurisë shihet qartë se vëllai i Bobanit, Bojan Iliq, ka qenë i përfshirë në rrahjen me Sedat Aliun, Sami Demirin dhe Abdulla Aliun, ai nuk u përfshi në akuzë, gjegjësisht nuk u dënua.

Sipas vendimit të shkallës së parë, Iliq u dënua me 6 vjet burg, babai i Almir Aliut, Sedat Aliu me 6 muj burg ndërkohë që Sedat Demiri dhe Abdullah Aliu me 9 muaj burg për “dhunë”.

LEXO: Rasti “Almiri”, Avokati i Popullit thotë se ka reaguar në kohë, avokati mbrojtës demanton

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP