OJQ-të s’i kanë informuar për propozim-ligjin për Anti-Korrupsion, Ministria e Drejtësisë thotë që mund të ndryshohet

Propozim-ligji i ri i Ministrisë së Drejtësisë për Parandalimin e Korrupsionit ka shkaktuar reagime të shumta nga organizatat joqeveritare.  Përfaqësuesit e sektorit civil që kanë qenë pjesë e grupit punues thonë se nuk i kanë përpara  publikimit të propozim-ligjit të ri për parandalimin e korrupsionit, ndërkaq nga Ministria e Drejtësisë thonë se ky propozim-ligj nuk është final, shkruan Portalb.mk.

“Nuk kemi qenë të njoftuar, por nuk do të mund t’u japë deklaratë për atë se çfarë ka ndodhur, presim që të na njoftojë Ministria e Drejtësisë dhe pastaj  do të ju tregojmë se cili është qëndrimi ynë”, thotë Dançe Dellovska, nga Fondacioni Shoqëri e Hapur.

Edhe Ana Deleva nga Transparencë Maqedoni, thotë se Ministria e Drejtësisë e ka publikuar propozim – ligjin edhe pse nuk i kanë njoftuar paraprakisht për të njëjtin.

“Nuk na kanë njoftuar, ata e publikuan propozim – ligjin a grupi punues ka pasur të caktuar takim më 4 shtator. Disa pjesë të ligjit për të cilët kemi punuar fare nuk janë ndryshuar”, thotë për Portalb.mk Deleva.

Nga Ministria e Drejtësisë për Portalb.mk, thonë se ngelet i hapur opsioni për ndryshim të propozim-ligjit të prezantuar, ndërkaq përfaqësuesit e sektorit civil janë ftuar që të diskutojnë për të njëjtën.

“Menjëherë pas konferencës për shtyp dje i kemi ftuar përfaqësuesit e sektorit civil që t’i japin propozimet e tyre, rekomandimet dhe komentimet. Atë që e kemi bërë ne se në propozim ligjin e ri, vetëm kemi shtuar dhe ndryshuar dispozita nga ligji i vjetër. Ne nuk jemi as në qëndrimin se duhet, as në atë se s’duhet, por ne e lëmë që të diskutojnë edhe ekspertët, pasi që ky nuk është ndonjë propozim që ne si Ministri e kemi përgatitur dhe të njëjtin e mbrojmë. Lirisht le të debatohet, nëse vihet në përfundim se nuk duhet të jetë, në rregull është. Pas publikimin në Regjistrin e Vetëm Nacional Elektronik, procesi i diskutimit zgjatë 20 ditë. Nëse vendoset që të fshihet dispozita, nuk është kontestuese, ose nëse duhet që të plotësohet le të plotësohet. Kjo vlen për të gjitha pjesët”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.

Reagime ka pasur edhe në rrjetet sociale, sidomos për nenin 49 të propozim – ligjit për parandalim të korrupsionit, i cili fare nuk është ndryshuar nga i vjetri, edhe pse gjatë takimeve të grupit punues, është kërkuar që i njëjti të ndryshohet ose fare të fshihet.

Sipas të njëjtit, Komisioni për Antikorrupsion, ka kompetencë që të bëjë kontrolle financiare edhe ndaj organizatave qytetare dhe fondacioneve, edhe pse ato nuk punojnë me para publike, gjegjësisht të buxhetit.

“Komisioni për Parandalimin e Korrupsionin (Anti-Korrupsioni) ka kompetencë për ngritjen e iniciativës përpara organeve kompetente për kontroll të punës materiale-financiare të partive politike, sindikatave dhe organizatave civile dhe sindikatave”, shkruhet në nenin në fjalë.

LEXO: Deskoska: Noterët dhe përmbaruesit do të dorëzojnë lista anketuese për gjendjen pronësore
LEXO: Përbërja e re e Komisionit për Antikorrupsion pritet që të zgjedhet në fund të shtatorit

Ndryshe, kontrolli financiar i organizatave dhe fondacioneve ka qenë mekanizëm i ish pushtetit të VMRO-DPMNE-së në krye me Nikolla Gruevskin, i cili pak përpara se të rrëzohej nga pushteti filloi fushatë kundër sektorit civil, duke i akuzuar për shpëlarje parash. Për këtë, të afërmit e partisë së tij, madje formuan dhe organizatë për “desorosizim” të Maqedonisë.

Asokohe, sektori civil ankohej se inspektorët e MPB-së, Policisë Financiare dhe të Drejtorisë për të Ardhura Publike, po u bëjnë presion në punën e tyre duke bërë kontrolle të përditshme, me qëllim që të “gjendet qime në vezë”.

Pas ardhjes në pushtet të LSDM-së, MPB, Policia Financiare dhe DAP, njoftuan se nuk kanë gjetur asgjë të dyshimtë nga kontrollet që u janë bërë organizatave civile.

LEXO: Policia financiare hulumton se cilat OJQ marrin para nga USAID-i
LEXO: Maqedoni, ideja e VMRO-së për “desorosizëm” shndërrohet edhe në organizatë
LEXO: Ideja e Gruevskit për financim të OJQ-ve që nuk i ka nën kontroll, shqetësuese dhe jo e shëndoshë

“Desorosoizimi”, Spasovski: Të gjitha hetimet kundër organizatave qytetare zyrtarisht janë mbyllur

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button