Përbërja e re e Komisionit për Antikorrupsion pritet që të zgjedhet në fund të shtatorit

Këto ditë në Regjistrin e Vetëm Nacional Elektronik (RVNE), do të vendosen për shqyrtim dhe debat publik ndryshimet e ligjit për parandalim të korrupsionit, ndërkaq të njëjtat më pas do të dorëzohen deri te mediat, paralajmërojnë nga Ministria e Drejtësisë njofton Portalb.mk.

Opinioni gjatë kohë i pret këto ndryshime ligjore, duke e pasur parasysh se parashohin ndryshime në konceptim për zgjedhje të anëtarëve të Komisionit për Parandalim të Korrupsionit (Komisioni për Antikorrupsion), përbërjen e saj dhe mënyrën e punës. Ky Komision praktikisht, nuk punon që nga marsi i këtij viti, kur pjesa më e madhe e anëtarëve dhanë dorëheqje për shkak të skandalit me marrjen e parave për harxhime gjatë udhëtiemeve me llogari fiskale të rrejshme. Prej atëherë, Komisioni për Antikorrupsion funksionon vetëm në nivel teknik. Në grupin punues që periudhën e kaluar ka punuar në ndryshimet ligjore, përskaj modelit të Komisionit për Antikorrpsion (të përbëhet nga ekspertë dhe persona të cilët jashtë partiak), janë shqyrtuar edhe kompetencat e këtij organi.

“Komptencat efektive dhe normat e qarta ligjore, do të kontribuonin drejt kryerjes së aktiviteteve të këtij organi me efektivitet në korniza të kompetencave të saja”, thotë ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska.

Me ndryshimet parashihet që të tejkalohen pengesat në punën e Antikorrupsionit, për shembull, kur disa institucione të caktuara deri te Komisioni nuk i dorëzojnë informatat e kërkuara ose në rast se Komisionit i pamundësohet të ketë qasje deri te informatat e caktuara. Po ndërmerren edhe aktivitete të caktuara rreth përforcimit të kapaciteteve teknike që do të vendosen në disponim të Antikorrupsionit.

“Pas debatit publik dhe pas harmonizimit mes partive, të cilat besoj se janë të motivuara që sa më shpejtë të fillojë me punë Komisioni, nëse ndryshimet hyjnë në procedurë me procedurë të shpejtë, pres që deri në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit të kemi përbërje të re të Antikorrupsionit”, thotë Deskoska.

Ndryshe në mars të këtij viti, ish anëtarët e Komisionit për Anti-Korrupsion, Igor Tanturovski, Goran Milenkov, Sejdi Halimi, Zhaklina Dimçevska dhe Farije Aliu kanë dhënë dorëheqje pasi u zbardh raporti nga revizioni i brendshëm se ka dyshime për pagesën rrugore dhe harxhime të parave të buxhetit. Raporti i revizorit të DAP-it ka treguar se në vitin 2016 anëtarëve të Komisionit u janë paguar harxhimet rrugore sepse kanë ardhur në seanca dhe pagesa është bërë në bazë të urdhrave të udhëtimit jo të besueshëm.

Nga funskioni nuk kanë dhënë dorëheqje Suzana Taskova Axhikotareva dhe Najdo Spasevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button