Ideja e Gruevskit për financim të OJQ-ve që nuk i ka nën kontroll, shqetësuese dhe jo e shëndoshë

Organizatat joqeveritare shprehën shqetësime për financimin eventual të tyre nga Qeveria. Ideja u hodh nga ish kryeministri Nikolla Gruevski, i cili kërkoi që sektori civil të mos mund të sigurojë fonde nga organizatat e jashtme. Profesori universitar, Hasan Jashari konsideron se pushteti dëshiron ta instrumentalizojë sektorin civil, njofton Alsat-M.

Nëse në atë formë delegjitimohet organizata joqeveritare atëherë fajin e ka pushteti, që me anë të mjeteve, me anë të presioneve, me anë të animeve e bën organizatën joqeveritare që të punojë për atë – u shpreh profesori universitar Hasan Jashari.

Sipas drejtorit të Fondacionit Metamorfozis, Bardhyl Jashari qeveria veçmë financon organizata të caktuara, të panjohura për opinionin dhe nuk dihen kriteret e ndarjes së këtyre fondeve.

“Nuk do të ishte e shëndoshë që mjetet nga qeveria të shkojnë te organizatat joqeveritare për arsye se pa u zhvilluar kritere të qarta dhe kapacitete brenda institucioneve të shtetit të cilët do të mundësonin që këta mjete të ndahen në mënyrë transparente me kritere shumë të qarta – deklaroi Bardhyl Jashari, drejtor i Fondacionit “Metamorfozis”.

Sipas aktivistit, Arianit Xhaferi dhe Marko Troshanovski ndalimi i fondeve të jashtme do të ishte fundi i demokracisë dhe se shteti dhe kur në shtet mungojnë kapacitete dhe aftësi, aty vepron sektori civil, i cili me resurset e veta dhe ekspertizën i përmbush ato vrima.

LEXO: Nikolla Gruevski me apel ndaj shqiptarëve “nuk jam i keq, e keni gabim!”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button