Qeveria e Maqedonisë tregoi mënyrën e zhvillimit të fushatës së referendumit

Në lidhje me referendumin e 30 shtatorit, Qeveria e Maqedonisë ka përpiluar planin se si do të realizohet fushata informative, transmeton Portalb.mk. Krahas rrjeteve sociale, Qeveria për fushatë do të shfrytëzojë edhe intervista mediale dhe takime në teren me qytetarët.

“Informim për dobinë e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë për hyrjen e Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe NATO. Sqarim para qytetarëve të Republikës së Maqedonisë për marrëveshjen përfundimtare për çështjen e emrit greko-maqedonase dhe për partneritetin strategjik. Thirrje të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë për realizim të së drejtës për votim në referendum dhe marrjen e përgjegjësisë për sjelljen e vendimeve të rëndësishme”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Si mjete të informimit, krahas rrjeteve sociale “Twitter”, “Instagram”, “Facebook”, “Flickr” dhe “Youtube”, do të përdoren edhe mediat, vizita me qytetarët.

“Komunikim nëpërmjet mediave me kumtesa publike, takime joformale, deklarata, konferenca për media, intervista televizive dhe në radio. Aktivitete me karakter publik me takime në terren, takime joformale, mbledhje, vizita dhe pjesëmarrje në ngjarje publike”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Në lidhje me këto aktivitete, nga Qeveria e Maqedonisë njoftojnë se do të punojnë në mënyrë transparente dhe llogaridhënëse, sipas standardeve për komunikim me interes publik – relativitetit, proporcionalitetit dhe racionalitetit.

LEXO: Referendumi, 400 mijë denarë Qeveria do të harxhojë për Twitter, Instagram…
LEXO: Referendumi, 1.3 milionë euro për Kuvendin e Maqedonisë
LEXO: Trupin Koordinues për referendumin do ta udhëheq Xhaferi, VMRO-DPMNE nuk erdhi në koordinim
LEXO: Maqedoni, para publike edhe për deputetët që janë “kundër” referendumit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button