Referendumi, 1.3 milionë euro për Kuvendin e Maqedonisë

Qeveria e Maqedonisë në seancën e sotme ka kërkuar nga Ministria e Financave që të përpilojë vendim për sigurim të 80 milionë denarëve apo 1.3 milionë euro për referendumin e shpallur për më 30 shtator, dhe të njëjtat t’i dorëzohen Kuvendit të Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

Nëse teprojnë mjetet, të njëjtat pas referendumit do të kthehen në buxhetin shtetëror.

“Qeveria ka sjellë vendim me të cilin e obligon Ministrinë e Financave që të përgatit propozim-vendim për sigurim të 80 milionë denarëve nga buxheti rezervë, të cilat do të jenë në shfrytëzim për realizim të fushatës, në bazë të planit të miratuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, si autorizues i miratimit të referendumit. Nëse në fund të fushatës ka mjete të pashfrytëzuara, ato do të kthehen në buxhetin e Republikës së Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Nga ana tjetër, nga Qeveria e Maqedonisë njoftuan se kanë përpiluar edhe planin e fushatës së referendumit, që parasheh mënyrën e komunikimit me publikun për fushatën e referendumit.

Kurse buxhet do të kenë edhe deputetët, të cilët varësish se si do të prononcohen për referendumin, do të marrin shumë të caktuar për fushatën e tyre.

LEXO: Trupin Koordinues për referendumin do ta udhëheq Xhaferi, VMRO-DPMNE nuk erdhi në koordinim
LEXO: Maqedoni, para publike edhe për deputetët që janë “kundër” referendumit

Fushata e referendumit: Urrejtja mes qytetarëve është e prekshme, partitë të bëjnë kujdes

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button