Referendumi, 400 mijë denarë Qeveria do të harxhojë për Twitter, Instagram…

Qeveria e Maqedonisë, do të harxhojë 400 mijë denarë vetëm për fushatën që do ta zhvillojë në rrjetet sociale “Twitter”, “Instagram”, “Facebook”, “Youtube” dhe “Flickr”, transmeton Portalb.mk.

“Komunikim nëpërmjet rrjeteve sociale – Fejsbuk, Instagram, Tuiter, Flikr dhe Jutub, për të cilat aktivitete Qeveria do të realizojë mjete në vlerë prej 400.000 denarë nga buxheti i Sekretariatit Gjeneral të Qeverisë, kurse mjetet tjera të komunikimit do të realizohen në kuadër të akvititeteve të rregullta qeveritare”, thuhet në kumtesën e Qeveris, transmeton Portalb.mk.

Krahas shumës 400 mijë denarëshe, për fushatën e referendumit janë paraparë 80 milionë denarë për fushatën që do ta realizojë Kuvendi i Maqedonisë – si autirizuese e miratimit të referendumit.

LEXO: Referendumi, 1.3 milionë euro për Kuvendin e Maqedonisë
LEXO: Trupin Koordinues për referendumin do ta udhëheq Xhaferi, VMRO-DPMNE nuk erdhi në koordinim
LEXO: Maqedoni, para publike edhe për deputetët që janë “kundër” referendumit

Fushata e referendumit: Urrejtja mes qytetarëve është e prekshme, partitë të bëjnë kujdes

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button