Gjithsej 81.5 vjet burg për dhunuesit e Ziadin Selës në Kuvend (VIDEO)

11:30 –  Gjykata Penale e Shkupit sot i dënoi me burg të akuzuarit për tentativë vrasjen ndaj deputetit Ziadin Sela. Kire Georgievski u dënua me 13 vjet burg; Oliver Oshavkovski me 10.5; Nikollçe Dimitrievski me 10.5;  Aleksandar Janeveski-Toshta me 13 vjet;  Andrej Micov me 10.5; Nikolla Vojminovski me 13.6 dhe Kosta Dellov 10.5 vjet burg, raporton Portalb.mk.

Nëse mblidhen , gjithsej për të gjithë të akuzuarit dënimi kushton 81.5 vjet.

Aktvendimin e shqiptoi gjykatësja Sllavica Andreevska, e cila kërkoi që të akuzuarit të shkojnë drejt në burg. Ajo tha se dënimi është kaq i lartë për shkak se dhunuesit kanë sulmuar deputet, i cili zgjidhet nga populli si dhe e kanë sulmuar në organ të rëndësishëm shtetëror.

Menjëherë pas shqiptimit të dënimit, i akuzuari Kire Georgivski filloi të qajë.

Të dënuarit Aleksandar Janeveski-Toshta dhe Nikolla Vojminovski do te jenë në paraburgim shtepiak derisa te hyjë në fuqi vendimi, ndërsa të tjerët do të paraburgosen. Vendimi do të hyjë në fuqi pasi të vendos Gjykata e Apelit ndaj ankesave të avokatëve mbrojtës.

Video: Alsat M

10:50 -Pasi që policia e Kisella Vodës ka harruar që ta marrë nga burgu Aleksandar Janevskin – Toshtan dhe ta sjellë në seancë gjyqësore, pritet që seanca e sotme, e cila ishte e caktuar për në orën 10:00 të fillojë me shumë vonesë, raporton Portalb.mk.

Të akuzuarit tjerë janë sjellë në seancë.

Ndryshe, në Gjykatën Penale Shkup, sot duhet t’u shqiptohet aktgjykimi shtatë të akuzuar për tentim për vrasje të deputetit Ziadin Sela në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill të vitit 2017.

Në seancën paraprake, në fjalët përfundimtare të mbrojtjes, avokatët kërkuan aktgjykim shfajësues për të gjithë, me arsyetimin se për asnjërin prej tyre nuk ekzistojnë dëshmi se kanë tentuar ta vrasin Selën.

Në një nga gjykimet paraprake në këtë rast, Stojan Pavlevskit i ishte shqiptuar dënim me burg prej tre viteve, ndërsa Cejo Georgievskit një vit e dy muaj. Në dënimin, të akuzuarve u llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Pavlevski dhe Georgievski duhet t’i mbulojnë të gjitha shpenzimet.

Së pari në këtë rast janë akuzuar dhjetë persona, por Prokuroria  para se të fillojë me fjalët  përfundimtare e tërhoqi  akuzën kundër Sasho Senkovit, për të cilin prokurori potencoi se nuk ka mjaft dëshmi se e ka kryer veprën.

Për tentim për vrasje të Selës, sipas aktit të ri akuzues, të akuzuar janë Kire Georgievski, Oliver Oshavkovski, Nikollçe Dimitrievski, Aleksandar Janevski – Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski dhe Kosta Delov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button