Nëntë të dënuarit për dhunën e 27 prillit do të shkojnë në burg, vendosi Gjykata e Apelit

Dënim efektiv me burg për nëntë qytetarë të cilët vitin e kaluar janë dënuar me dënim me kusht për dhunën e 27 prillit që ndodhi në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, kështu vendosi Gjykata e Apelit. Kjo do të thotë se  Gjykata e Shkallës së Dytë, pas ankesës së ngritur nga Prokuroria e ndryshoi vendimin e Gjykatës Penale e cila i dënoi me dënim me kusht, transmeton Portalb.mk.

Mes personave të dënuar, dënim më të madh mori Dimçe Hristovski i cili është i dënuar me një vjet e gjashtë muaj burgim me kusht. Të gjithë të tjerët u dënuan me 6 muaj burg nëse një vjet e gjysmë nuk bëjnë vepër tjetër penale.

Të enjten përsëri do të mbahet seancë për aktvendimin për tentativë vrasjen ndaj Ziadin Selës.

Gjykata në Maqedoni dënoi me burg dy dhunuesit e Ziadin Selës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button