Gjykata në Maqedoni dënoi me burg dy dhunuesit e Ziadin Selës

Sot, në Gjykatën Penale u shpall aktgjykimi për dy dhunuesit e deputetit, Ziadin Sela, më 27 prill të 2017-s, në Kuvendin e Maqedonisë, raporton Portalb.mk.

Dy, tashmë të dënuar, për veprën penale “dhunë”, janë dënuar me 4 vjet e dy muaj burg. Cejo Georgievski është dënuar me një vjet e dy muaj burg, ndërsa Stojan Pavllovski me tre vjet burg. Në dënimin e tyre, përfshihet edhe koha e paraburgimit, raporton Portalb.mk.

Arsyeja pse Stojan Pavllovski është dënuar më shumë, është sepse ai i pari ka hyrë në Qendrën Informuese të Kuvendit të Maqedonisë.

“Nuk e prisja këtë lloj dënimi, më pak. Sërish t’ia shpëtosh jetën njeriut, dhe të të dënojnë, nuk kam koment”, tha Pavllovski pas shqiptimit të dënimit.

Ai gjithashtu deklaroi se do të parashtrojë ankesë për vendimin e sotëm.

Ndërkaq dje i njëjti deklaroi: “E pranoj fajin, sipas videos nuk mund të them se jam i pafajshëm. Kjo ka ndodhur për shkak nervozes dhe agresivitetit…”, tha Pavllevski në seancën e kaluar gjyqësore kur e pranoi fajin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP