Bujar Osmani prezantoi Planin 18, OJQ-të ankohen: mos shikoni afate dhe forma (VIDEO)

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sot në Shkup ka prezantuar Planin 18, i cili përfshinë të gjitha shtyllat që kanë qenë në Planin 3-6-9, por tash me qëllim të zbatimit të ligjeve të cilat u miratuan në periudhat paraprake dhe të miratimit të ligjeve të rëndësishme në fushën e gjyqësorit, shërbimeve sekrete dhe në fushën e sigurisë, transmeton Portalb.mk.

Megjithëse Osmani u thirr në përfshirje të plotë gjatë realizimit të Planit 18, organizatat joqeveritare (OJQ) këtë e shohin si diçka formale, që nuk u përmbush në praktikë. Sipas tyre Qeveria e Maqedonisë nuk duhet t’i shikojë afatet dhe format, por ta bëjë mirë Planin.

Zvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani gjatë prezantimit të Planit 18

“Plani 18, në drafti versionin e tij, veç më është prezantuar para Delegacionit të Bashkimit Evropian , kurse dy ditëve të kaluara Planin e prezantova edhe në Bruksel, para përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Evropian, para disa komisionarëve evropian, referova për Planin 18 edhe para përfaqësueses së Lartë të BE-së dhe nënpresidenten Federika Mogherini”, tha Osmani para prezantimit të Planit.

Sipas Osmanit: “Nevoja për një fokus të veçantë drejt reformave, dhe më duhet ta pranoj, për shkak të suksesit në adresimin e reformave nga Plani 3-6-9, Qeveria ka vendosur të mbajë këtë qasje të procesit të reformës në koordinim dhe monitorim, duke krijuar një Plan Special të Reformës- Plani 18”.

Plani 18 do të vazhdojë të fokusohet në ato shtylla gjyqësori, lufta kundër korrupsionit, administrata publike, shërbimet sekrete, roli i mediave, liria e shprehjes, roli i sektorit civil dhe lufta kundër emigrimit ilegal. Duke treguar se Plani 18, fokusohet në Raportin e Pribesë, Osmani shtoi: “Fokusi nuk do të jetë vetëm në aspekt politik, por edhe ekonomik”.

Uranija Pirovska: nuk duhet të shikohet në afate dhe forma, por ta bëjmë mirë Planin

Prezantimi i Planit 18 hasi në kritika të shumta prej anës së OJQ-ve, pasi që sipas tyre, procesi i realizimit është duke ecur në kahe të gabuar. Sipas pjesëtares së Komitetit të Helsinkit, Uranija Pirovska, Qeveria e Maqedonisë nuk duhet t’i shikojë afatet dhe format, por të bëhet Plani mirë.

“Tashmë e keni prezantuar dhe në Bruksel, edhe në delegacionin e BE-së, mendoj se gabimisht jeni duke e ecur procesin, sërish do të them. Duheshe të ketë konsultim të gjerë në këtë proces me OJQ-të, në përpilimin e planit dhe se shumë punë mungojnë në Plan dhe kërkoj që afatin që na e caktuat, deri të martën, ta vazhdoni. Mendoj se nuk duhet të shikoni vetëm në afate dhe formë, por të bëjmë Plan i cili do të jetë i mirë. Ju e dini se edhe në Qeveri ka këshill për bashkëpunim me OJQ-të, por Plani s’ka shkuar as atje, sepse edhe ne do të njoftoheshim”, tha Pirovska, transmeton Portalb.mk.

Pirovska kërkoi që të shtyhet edhe afati deri te parashtrimi i kritikave nga OJQ-të, i cili dita e martë.

“Mendoj se të na ftoni vetëm në prezantim, kjo është, si të ju them, pastër përfshirje formale. Në Planin 36-6-9 ne ishim të përfshirë që në fillim, në fazën e “blu print””, tha Pirovska.

Kritikës së Pirovskës Osmani iu përgjigj duke thënë se Plani 18 është përpiluar nga institucionet relevante.

“Edhe unë e kam marrë planin një javë më herët, dhe është mbaruar nëpërmjet takimeve ndërinstitucionale dhe në Bazë të rekomandimeve që kanë dalë nga Raporti i Pribesë”, tha Osmani.

Zvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani gjatë prezantimit të Planit 18

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button