Gjyqësori shtyllë e Planit 18, Bujar Osmani: nesër do ta prezantoj në Bruksel

Qeveria e Maqedonisë, pas përfundimit të Planit 3 – 6 – 9 ka formuluar versionin draft të Planit 18, i cili si shtyllë kryesore do të ketë reformat në gjyqësor. Versioni draft i Planit 18 gjatë kësaj jave iu është prezantuar delegacionit të Bashkimit Evropian, nesër do të prezantohet në Bruksel, kurse të premten opozitës dhe sektorit civil, kështu bëri të ditur zëvendëskryeministri i Çështjes Evropiane, Bujar Osmani gjatë një ngjarje të mbajtur sot në Shkup, transmeton Portalb.mk.

“Tash fillojmë me planin 18, i cili është në fazën e formës draft, këtë javë e kemi prezantuar para delegacionit të Bashkimit Evropian, nesër do ta prezantojë në Bruksel, që të mund të premten ta prezantojmë para opozitës dhe para sektorit civil. Pasi që të prezantohet versioni draft i Planit 18, dhe të marrim informatat kthyese nga palët e përfshira, të njëjtin do ta aprovojmë në Qeveri, që të mund të vazhdojmë më tutje”, tha Osmani.

Sipas Osmanit, ky plan ka për qëllim që të mbulojë periudhën, nga sot, deri në mbarimin e bisedimeve, dhe në të dominante do të jenë: reformat në gjyqësor, vazhdimi i strategjisë për reforma në gjyqësor, që sipas tij, “u soll me një proces inkluziv, transparent, dhe me plan aksionar”.

“Një pjesë e ndryshimeve të këtij plani aksionar u miratuan me realizimin e plani 3 -6 -9, pjesa tjetër, si ligji i prokurorisë, do të miratohet gjatë periudhës në vijim, por kjo do të jetë obligim i ministres të Drejtësisë, Deskoska”, tha Osmani.

Siç njoftoi zëvendëskryeministri, Bujar Osmani, edhe realizimi i Planit 18 do të jetë me përfshirje të sektorit civil dhe opozitës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button