“Kapitullit 23” i BE-së për Maqedoninë: mosrespektimi i afateve, pengesë për realizimin e reformave të mëdha

Mes termeve reforma “thelbësore”, “të thella” dhe “cilësore”, në Shkup u mbajt konferenca “Kapitulli 23: Kutia e Pandorës apo çelës për sundim të drejtë?”, në të cilën të pranishëm ishin të gjithë përfaqësuesit e organizatave joqeveritare që janë pjesë e Rrjetit 23+ dhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska dhe kryetari i Komitetit të Helsinkit, Goran Kallajxhiev, transmeton Portalb.mk.

Përskaj optimizmit të funksionarëve shtetërorë, se hapjen e Kapitullit 23, Maqedonia do ta pret me reforma të realizuara, pofesori Kallajxhiev për të njëjtën u shpreh pesimist, pasi që sipas tij Maqedonia nuk di të respektojë afatet dhe të bëjë reforma të mëdha.

Madje, ai tha: “Se që nga Lufta e Dytë, në Ballkan dhe Evropë nuk është realizuar asnjë reformë e madhe”.

“Nëse është situata siç e thonë politikanët, mund të shkojmë në shtëpi, të marrim diçka dhe të qarosemi. Por meqë situata është e qartë, e dimë ku jemi, çfarë duam, dhe ku dëshirojmë të shkojmë, e dimë se çfarë bëjmë, afatet ngushtohen. Duhet ta pranoj, se nëse kthehemi prapa, politikanët shpesh herë afatet nuk kanë ditur ti respektojnë, dhe mund të them se ngecjet më të mëdha në sukses, dhe në realizimin e reformave, është në mos adaptimin e shpejtësisë së realizimit të tyre. Por disi Qeveria, u duk se brenda natës, në kohën e pushimeve, në gusht, me të shpejtë përpiloi strategji, për të shtyrë punën më tej. Se a ishte ajo reformë e vërtet, unë nuk jam i sigurt, a bëhet fjalë për reforma të mëdha, sepse ne nuk ofrojmë reforma të mëdha”, tha Kallajxhiev.

Konferenca: "Kapitulli 23: Kutia e Pandorës apo çelës për sundim të drejtë?"
Konferenca: “Kapitulli 23: Kutia e Pandorës apo çelës për sundim të drejtë?”

Nga ana tjetër, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev bëri të ditur se Komisoni Evropian dhe shtetet anëtare në Bashkimin Evropian nuk pranojnë reforma gjysmë të realizuara, por rrënjësore.

“As Komisioni Evropian, as vendet anëtare të Bashkimit Evropian nuk do të pranojnë, reforma gjysmë të realizuara. Në fund, dhe më e rëndësishme, a neve nuk na duhen reforma gjysmë të realizuara. Përkundrazi, ne flasim për reforma rrënjësore. Kur do ta hapim kapitulli 23, KE-ja dhe shtetet anëtare të BE-së duhet të jenë të bindura, se Maqedonia është e përgatitur për hyje në BE, me kornizë efikase dhe funksionale, për sundim të së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe funksionimit të gjyqësorit”, tha Zaev, transmeton Portalb.mk.

Kurse zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, tha se se reformat që po realizohen në Maqedoni, formalisht nuk janë të detyrueshme, pasi që sipas tij, nuk kanë nisur bisedimet me BE-në.

“Ne e kemi kuptuar këtë proces mirë për shkak nesh, edhe pse nuk kemi pasur detyrim që ta bëjmë atë formalisht, sepse ende nuk kemi nisur bisedimet, por si një proces i simulimit të brendshëm, por kjo është në pjesën e ligjeve. Problemin më të madh që e kemi si shteti, por edhe rajoni në përgjithësi, është ekzistimi i zbrazëtirave ligjore, dhe në zbatimin dhe frymën e ligjeve në shoqëri”, tha Osmani.

Konferenca: "Kapitulli 23: Kutia e Pandorës apo çelës për sundim të drejtë?"
Konferenca: “Kapitulli 23: Kutia e Pandorës apo çelës për sundim të drejtë?”

Ndërkaq dje e emëruara, ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, paralajmëroi se ecja në rrugën e quajtur “Kutia e Pandorës”, nuk është e lehtë.

“Kapitulli 23 që duhet të hapet është një “Kutia e Pandorës”, nga ku dalin ndonjëherë gjëra të mira, ndonjëherë gjëra të këqija dhe shpresë. Për mua kjo Kuti është rrugë për sundim të mirë, por ecja në atë rrugë nuk do të jetë i lehtë, por do të ketë shumë pengesa, sërish ka dozë të lartë të informimit”, tha Deskoska.

“Qëllimi i kësaj konference ishte që të tregojmë prioritet shtëpiake në Kapitullin 23, derisa hapim ose nuk hapim bisedime. Presim vendim nga fundi i Qershorit nga Këshilli i BE-së, për atë se nëse Maqedonia do t’i nis bisedimet. Për momentin atë çfarë e dimë është se ka përkrahje nga një pjesë e shteteve anëtare, megjithatë ka edhe mospajtime”, tha Simonida Karcarska nga Instituti për Politika Evropiane.

Konferenca e sotme është realizuar në kuadër të projektit Rrjeti 23+, nga Instituti për Politikë Evropiane, dhe Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Ballkanik për Demokraci.

Pse kaq i rëndësishëm Kapitulli 23 i BE-së?

Negociatat për anëtarësimin e një shteti në Bashkimin Evropian bazohet mbi 35 kapituj të negocimit të bazës ligjore të BE-së. Kapitujt më të rëndësishëm që do të shqyrtohen me vëmendje dhe janë kyç për procesin e anëtarësimit në BE është Kapitulli 23: “Gjyqësori dhe të drejtat themelore”.

“Politikat e Bashkimit Evropian në fushën e sistemit gjyqësori dhe të drejtave themelore kanë qëllim të mundësojnë dhe të zhvillojnë Bashkimin Evropian si një zonë të lirisë, sigurisë dhe drejtësisë. Ngritja e një sistemi gjyqësor të pavarur dhe efikas është e një rëndësie tepër të madhe. Paanshmëria, integriteti dhe një standard i lartë i një gjykimi nga gjykatat janë jetike për të siguruar sundimin e ligjit. Kjo kërkon një angazhim të vendosur për të eliminuar ndikimet e jashtme në gjyqësor dhe të vësh në dispozicion burime financiare dhe trajnime të përshtatshme. Duhet të sanksionohen garanci ligjore për procedura gjykimi të ndershme. Po kështu, vendete anëtare të BE-së duhet të luftojnë korrupsionin me efikasitet, pasi korrupsion përfaqëson një kërcënim për stabilitetin e institucioneve demokratike dhe sundimin e ligjit. Një kuadër ligjor i qëndrueshëm dhe institucione të besueshme nevojiten që të përforcojnë një politikë logjike për parandalimin dhe frenimin e korrupsionit. Vendet anëtare të BE-së duhet të sigurojnë respektimin e të drejtave themelore dhe të të drejtat të qytetarëve të BE-së, ashtu si garantohet nga “acquis communautaire” (baza ligjore e Bashkimit Evropian) si edhe nga Karta e të Drejtave Themelore”, shkruan në përshkrimin e Kapitullit 23 të BE-së.

Maqedoni, Pribe: Zbatoni reformat fillimisht për shtetin dhe qytetarët tuaj, pastaj për BE-në

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button