Nga kryetar komune, në zëvendës të Nikolla Dimitrov: ja pasuria e Andrej Zhernovskit (FOTO)

Ish kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, sot, me votat të deputetëve të Maqedonisë, pritet të emërohet zëvendësministër për Punë të Jashtme, si i dyti, pas Nikolla Dimitrov që do të ecë diplomacinë e Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

Vetëm pasuri materiale, që është regjistruar në emër të tij dhe në emër të bashkëshortes, Zhernoski ka të paraqitur 5,600,078 euro.

Krahas kësaj shume, Zhervnovski ka paraqitur kartela devizore: në emër të fëmijëve – në vlerë prej 1.007 dollarë australian, në vlerë prej 1,694 euro, në vlerë prej 4,530 dollarë amerikan, në vlerë prej 511 dollarë amerikan dhe në emër personal – në vlerë prej 10,500 euro.

Andrej Zhernovski, në postin e zëvendësministrit për Punë të Jashtme vjen pasi kreu postin – kryetar i Komunës Qendër. Në zgjedhjet lokale që u mbajtën në tetor të 2017-s, Zhernovski u rikandidua për postin e kryetarit, por u largua menjeherë, dhe e përkrahu kandidatin e Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, partisë nga e cila edhe u kandidua për zëvendësministër, si pjesë e procesit të rikonstruimit të Qeverisë së Maqedonisë.

Zhernovski në MPJ vjen në vend të Arta Toçit e cila u largua nga posti, pasi që partia e saj, Aleanca për Shqiptarët doli nga qeveria.

Kjo është pasuria e kryeministrit dhe gjithë ministrave të Qeverisë (FOTO)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP