Dauti, Musa, Bajraktar dhe Bekiri: për 30 ditë duhet të tregojnë se sa pasuri posedojnë

Krahas Arbër Ademit, Andej Zhernovskit, Asaf Ademi dhe Petar Atanasov, në procesin e rikonstruimin janë përfshirë edhe Bardhyl Dauti, Asim Musa, Gjonul Bajaraktar dhe Sadik Bekiri, të dhënat për pasuritë e të cilëve, nuk gjenden në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit(KSHPK), transmeton Portalb.mk. Të njëjtën duhet ta bëjnë brenda 30 ditëve, nga dita e votimit të tyre në Kuvendin e Maqedonisë.

Arsyeja se pse nuk janë të dhënat për pasurinë që posedojnë, është se nuk kanë qenë në funksione shtetërore. I vetmi që ka qenë në funksion, atë të deputetit, është Bardhyl Dauti, mirëpo, me të ndërprerë funksionin, ka dërguar edhe listë anketuese për ndërprerje të funksionit, dhe kështu të dhënat për pasurinë nuk janë të qasshme për publikun.

“Ju njoftojmë se më 15.11.2017, personi Bardul Dauti, në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka dorëzuar listë anketuese për ndërprejre të funksionit deputet. KSHPK-ja ju informon se me futjen e të dhënave nga lista anketuese për ndërprerje të funksioni në bazën elektronike, sistemi në mënyrë automatike i largon të dhënat në ueb faqen e KSHPK-së”, njoftojmë nga KSHPK-ja.

Për Gjonul Bajraktar dhe Sadik Bekirin nuk kemi arritur të sigurojmë fotografi.

Të gjithë këta janë të përfshirë në procesin e rikonstruimit të Qeverisë së Maqedonisë, që zyrtarizohet sot në Kuvendin e Maqedonisë.

Ministra të rinj janë: Asaf Ademi nga Lëvizja BESA, i cili emërohet ministër i Kulturës në vend të Robert Allagjozovskit; Bardhyl Dauti nga PDSH, ministër pa resor i cili vjen në vend të Ramiz Merkos, Renata Deskoska për Drejtësi e cila e ndërron Bilen Saliun, ndërkaq atë në Ministrinë e Arsimit do ta zëvendësojë zëvendësi i saj i deritanishëm, Arbër Ademi.

Për zëvendësministra janë propozuar Andrej Zhernovski për zv/ministër të Punëve të Jashtme, Asim Musa për zëvendësministër të Shëndetësisë, Gjonul Bajraktar për zv/ministër për Punë dhe Politikë Sociale, Sadik Beqiri për zv/ministër për Transport dhe Lidhje dhe Petar Atanasov për zv/ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Kjo është pasuria e kryeministrit dhe gjithë ministrave të Qeverisë (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button