Sot pritet të votohet si ministër i Arsimit, ja çfarë pasurie posedon Arbër Ademi i BDI-së (FOTO)

Kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi sot, në Kuvendin e Maqedonisë pritet të zgjedhet si ministër i Arsimit, transmeton Portalb.mk.

Ai këtë post do ta marrë me pasuri materiale në vlerë prej 10,823,000 denarë, asnjëra e paraqitur në emër personal.

Pronë e patundshme në vlerë prej 5 milionë denarë, banesë me hapësira ndihmëse në vlerë prej 2 milionë e 171 mijë denarë dhe në vlerë prej 2 milionë e 552 mijë denarë – të gjitha këto në emër të prindërve. Automjete në vlerë prej 250 mijë denarë dhe 400 mijë denarë – në emër të vëllaut, dhe një veturë tjetër gjithashtu e regjistruar, në vlerë prej 150 milionë denarë – në emër të prindërve.

Ka të paraqitur edhe pasuri prej ari, në emër të bashkëshortes në vlerë prej 300 mijë denarë. Siç mund të shihet edhe në fotografinë më poshtë,  të ardhura mujore, në formë të pagës kanë të gjithë familjarët e Arbër Ademit: prindërit, bashkëshortja, vëllai dhe vetë ai. Vëllai ka pagë mujore në vlerë prej 21,500 denarë, bashkëshortja në vlerë prej 23,000 denarë, prindërit 12,000 denarë dhe 32,000 denarë dhe rroga e tij personale arrin në 48,717 denarë.

Si radhë e Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi në postin e ministrit të Arsimit vjen si rezultat i ristrukturimit të Qeverisë së Maqedonisë, në vend të Renata Deskosës – radhë e Lidhjes Sociale Demokrate të Maqedonisë. Nga qershori i vitit 2017, Arbër Ademi ka qenë zëvendësministër për Arsim, e kurse në garniturën paraprake të Qeverisë së Maqedonisë, VMRO-DPMNE dhe BDI, ka kryer funksionin zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane.

Kjo është pasuria e kryeministrit dhe gjithë ministrave të Qeverisë (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button