Ka gjasa që Dimitrov dhe Koxias sot të mbajnë takim bilateral në Greqi

Shefi i diplomacisë maqedonase, Nikolla Dimitrrov sot përsëri do të ulet në të njëjtën tavolinë me kolegun e tij nga Greqia, Nikos Koxias. Ata sot dhe nesër do të marrin pjesë në mbledhjen e dytë të ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve ballkanike dhe Grupit të Vishegradit që do të mbahet në Sunio në afërsi të Athinës, transmeton Portalb.mk.

Dimitrov, siç njofton MPJ, me ftesë të Koxias do të merr pjesë në mbledhjen e dytë në përbërje të zgjeruar të  ministrave të Punëve të Jashtme nga Ballkani dhe Grupi i Vishegradit në formatin e ashtuquajtur “Ballkan 4 plus Veshegrad 4 plus”.

Tema kryesore e mbledhjes titullohet “E ardhmja e Evropës dhe zgjerimi i Bashkimit Evropian”, si dhe do të diskutohen edhe tema të tjera.

Gjatë vizitës në Greqi, pritet që Dimitrov të mbajë edhe mbledhje bilaterale. Takimi me Koxias ende nuk është zyrtarizuar, takim formal është caktuar për të shtunën me ndërmjetësuesin e çështjes së emrit, Metju Nimic. Mbledhja me Nimic do të mbahet në Athinë.

Ndryshe, ministrat e Punëve të Jashtme janë takuar pesë herë brenda një periudhe të shkurtër.  Së pari në fund të marsit u takuan në Shkup kur Koxxias erdhi me aeroplan pas ndërrimit të emrit të aeroportit të Shkupit, pastaj u takuan në Vjenë me ndërmjetësuesin e emrit, Metju Nimic në Vjenë dhe më pas Koxias përsëri erdhi në Maqedoni në Ohër, ndërsa para dhjetë ditëve përsëri u takuan në Vjenë me Metju Nimic. Dhe herën e fundit u takuan në Selanik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button