Dimitrov: Me Koxiasin i kemi hapur çështjet më të rënda, dallimi është në ndryshimin e Kushtetutës

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, pas takimit të sotëm me kolegun grek, Nikos koxias, deklaroi se kanë biseduar për çështjet më të rënda të kontestit, ndërkaq dallimi kryesor siç tha ai, nuk është i fshehtë – kërkesa për ndryshim të kushtetutës së Maqedonisë për përfshirjen e përdorimit të emrit, njofton Portalb.mk.

“E di se pritjet janë të mëdha, takimet janë të shpeshta, kemi filluar që të takohemi çdo javë, por ashtu siç dihet edhe afatet janë të thella, ndërkaq mundi është shumë i madh. I hetojmë opsionet dhe kombinimet pa u obliguar në diçka. E kemi hapur njërën nga dy çështjet më të rënda që kanë ngelur. Qëllimi është që të arrijmë deri te një zgjidhje e ndershme afatgjate, e cila do të jetë e pranueshme për të dyja palët, zgjidhje që do të prodhojë miqësi, vetëm një zgjidhje e tillë mund të jetë e qëndrueshme”, deklaroi DImitrov.

Foto gjatë takimit të sotë

Për kombinimet për të cilat është bërë fjalë, Dimitrov dhe tha se duhet që të bisedohet edhe në Maqedoni se si takimi i ardhshëm do të jetë produktiv.

“Dallime ende ka. Dje dhe sot vetëm i kemi kontrolluar kombinimet. Nuk do ta kisha përdorur fjalën qorrsokak, por ashtu siç e dini, çështja është e komplikuar, ndërkaq mundi është i madh. Megjithatë edhe unë edhe ministri kemi të kaluar shumë ditë dhe netë që t’i kuptojmë shqetësimet dhe ndjesitë e palës tjetër”, ka theksuar ai.

Dimitrov shtoi se takimi i radhës me Koxiasin do të mbahet në javën e ardhshme, pas çka do të ketë edhe takim me ndërmjetësuesin Methju Nimic.

Ndryshe, në Selanik sot janë mbledhur ministrat e Punëve të Jashtme të Greqisë, Maqedonisë, Bullgarisë dhe Shqipërisë.

Maqedonia dhe Greqia kohës së fundit bisedojnë intensivisht se si të tejkalohet ky problem që Maqedonia të mundet në qershor në Samitin e BE-së të merr datë për negociata për anëtarësim në BE, ndërsa në Samitin e NATO-s në korrik të bëhet anëtare e saj, por parakusht për këto mundësi është zgjidhja e çështjes së emrit. Por, erga omnes, gjegjësisht emër për përdorim të përgjithshëm, mbetet problem kryesor.

Më parë ministrat janë takuar katër herë brenda një muaji. Së pari në fund të marsit u takuan në Shkup kur Koxxias erdhi me aeroplan pas ndërrimit të emrit të aeroportit të Shkupit, pastaj u takuan në Vjenë me ndërmjetësuesin e emrit, Metju Nimic në Vjenë dhe më pas Koxias përsëri erdhi në Maqedoni në Ohër, ndërsa para dhjetë ditëve përsëri u takuan në Vjenë me Metju Nimic.

Pas takimit të fundit të Dimitrov dhe Koxias në Vjenë, ndërmjetësuesi i çështjes së emrit, Metju Nimic tha se të dy palët mbeten të përkushtuara në zgjidhjen e çështjes së emrit, pa dhënë detaje tjera rreth negociatave.

“Të dy palët janë të përkushtuara për gjetjen e zgjidhjes dhe procesi do të vazhdojë në javët në vijim”, ka deklaruar Nimic pas takimit që u mbajt në Vjenë.

Kryeministri Zoran Zaev tha se procesi duhet të zhvillohet me kujdes, por edhe të tregohet kreativitet në gjetjen e zgjidhjes së emrit. Ai tha se ka mundësi për zgjidhjen e emrit gjatë hapjes së Kushtetutës për hyrje në BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button