Çfarë solli takimi Dimitrov-Koxias në Ohër: Temat më të vështira ngelen ende

Korniza kohore dhe hapat se si të implementohet marrëveshja eventuale për kontestin e emrit që e ka Greqia me Republikën e Maqedonisë janë momentet e reja në negociatat që dje i vazhduan ministrat e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias në Ohër, transmeton Portalb.mk.

Të dy ranë dakord se është arritur zhvillim për një pjesë të çështjeve, ndërsa për një pjesë akoma ekzistojnë dallime.

“Kemi biseduar në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke i kuptuar nevojat e tjetrit. Si t’i lëmë anash shqetësimet kryesore të të dy palëve”, tha shefi i diplomacisë maqedonase, Nikolla Dimitrov.

Në kuadër të negociatave të djeshme është mbajtur edhe takim i grupeve punuese të të dy ministrive, në nivel të diplomatëve të lartë, të cilët në bazë të avancimit të bisedimeve në Vjenë e miratojnë tekstin për parandalimin e irredentizmit nga të dy palët.

Koxias konfirmoi se është bërë avancim edhe në nivel të ministrave edhe në nivel të grupeve punuese.

“Ka avancim. Mbetën vetëm edhe pak tema për t’u zgjidhur, ato janë më të vështirat. Sot kemi bërë hap pozitiv dhe shpresoj se do të bëjmë që problemet e vështira të bëhen të lehta. Jemi duke u përpjekur për zgjidhje të problemeve të shkaktuar nga e kaluara dhe nga të tjerët”, tha Koxias.

Mendim në Greqi

Sipas liderit të opozitës greke Nova Demokratija, Kirijakos Micotakis, revizioni kushtetues, përballja me irredentizmin dhe çështjet në lidhje me identitetin janë parakushte për arritjen e marrëveshjes.

Në konferencë për media me korrespodentët e huaj në Greqi, Micotakis i përsëriti qëndrimet e tij dhe dërgoi kritika të ashpra ndaj Qeverisë greke se nuk ka pozitë të vetme dhe të përbashkët për shkak qëndrimit të Panos Kamenos.

“E kam vendosur publikisht kornizën për një marrëveshje të mundshme. Ka të bëjë me revizionin kushtetues si parakusht të domosdoshëm që të ekzistojë marrëveshje, menaxhim me çështjet e irredentizmit dhe identitetit nacional, si kusht i domosdoshëm që të ekzistojë dhe të fillojë procesi i integrimit të Shkupit në institucionet euro-atlantik. Ky është qëndrimi im, që është shumë i qartë”, tha Micotakis.

Takimi Dimitrov-Koxias: Në një pjesë të çështjeve ka përparim, por për një pjesë akoma ka dallime (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button