Policët e humbur në Lepenc, mbyllen dy hidrocentrale për të mundësuar gjetjen

Policia e Kosovës njofton se sot në orën 16:00 në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor si dhe akterët relevantë, në dy hidrocentrale të rajonit të Ferizajt do të bëjnë ndërprerjen dhe orientimin e rrjedhjes së ujit drejt kanaleve të ujitjes në disa fshatra të rajonit të Kaçanikut.

Kjo siç bëhet e ditur do të bëhet me qëllim të uljes/zvogëlimit të nivelit të ujit drejt lumit Lepenc, në mënyrë që të lehtësohet kërkimi i dy zyrtarëve policorë.

Fshatrat e rajonit të Kaçanikut nëpër të cilat pritet të kalojë uji në kanalet e ujitjes janë: fshati Doganaj, Sopanicë, Tushaj, Dubravë dhe Nikaj.

Dita e katërt e kërkimeve për policët e zhdukur

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button