Edhe në Maqedoni vazhdojnë kërkimet për trupat e policëve kosovarë të zhdukur

Mbrëmë në aksin rrugor Kaçanik-Hani i Elezit pas një rrëshqitjeje të veturës kanë pësuar aksident dy pjesëtarë të policisë së Kosovës. Vetura e dëmtuar ka përfunduar në lumin Lepenc. Trupat e policëve ende nuk janë gjetur.

Kërkimet po vazhdojnë edhe në Maqedoni, në rrjedhën e lumit Lepenc.Për Gazetën Express, zyrtarë nga MPB e Maqedonisë konfirmojnë gatishmërinë e tyre për të ndihmuar autoritetet kosovare.

“Kemi pranuar kërkesën për të bashkëpunuar me autoritetet kosovare për gjetjen e trupave të policëve të aksidentuar. Ekipet tashmë janë në terren dhe po bëjnë përpjekje maksimale për gjetjen e trupave. Shpresojmë që trupat të jenë me shenja jete”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button