Posta e Kosovës kap sinjale telefonike të njërit nga policët e zhdukur në Lepenc

Njësia për kërkim shpëtim e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë filluar kërkimet në terenin malor për të kërkuar telefonin e njërit prej policëve të zhdukur nga aksidenti i së shtunës.

Kërkimet kanë nisur pasi kanë marr informacione nga Posta e Kosovës se në këtë zonë malore ka sinjale telefonike, njofton Klan Kosova.

Kërkimet tashmë kanë filluar nga FSK-ja, Policia në terenin lumor e malor.

Ndërkaq Bechtel Enka e Policia e Kosovës nuk po lejojnë gazetarët të kalojnë poshtë tek vendi i ngjarjes ku ka ndodhur aksidenti.

Njësia Speciale e Policisë do t’iu bashkangjiten ekipeve të kërkimeve bashkë me FSK-në e bashkë me klubin ‘’Dardania’’ nga Prishtina.

Ata raportohet se do të bëjnë krehjen e gjithë terenit malor e lumor në tentim të gjetjes së dy trupave të policëve të zhdukur në Lepenc, njofton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button