Haradinaj ende pa kërkesë zyrtare ndaj Maqedonisë për rastin e dy policëve në Lepenc

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ende nuk ka bërë kërkesë zyrtare shtetit të Maqedonisë, për tu angazhuar në kërkimin e policëve të zhdukur në lumin Lepenc.

Kjo sipas Haradinajt për shkak se është në pritje të përfundojë kërkimi i tërësishëm në hollësi në gjithë territorin e Kosovës, njofton Klan Kosova.

Këto deklarime Kryeministri Haradinaj i dha sot gjatë vizitës së tij në komunën e Skenderajt ndërsa theksoi se palës maqedonase i ka kërkuar miqësisht që të angazhohet në këtë proces.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button