Anulohen seancat ku do të votohej pakoja e ligjeve reformuese
Edhe pse u paralajmërua, pakoja e ligjeve për reformat në gjyqësor nuk do të kalojë sot në Kuvendin e Maqedonisë. Seancat parlamentare, 22, 34 dhe 35 janë caktuar për më 12 prill në ora 11:00, transmeton Portalb.mk.
“Ju njoftojmë se Seanca e Njëzetedytë, Tridhjetekatër dhe Tridhjetepestë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në vend më 10 prill 2018, do të vazhdojnë më 12 prill 2018 në orën 11:00”, njoftojnë nga Kuvendi i Maqedonisë.
Nga seanca e 34-të ka ngelur pezull ligji për gjykatat, nga e 35-ta plotësimi i ligjit për prokurorinë publike dhe të atij për procedurë penale kurse nga vazhdimi i seancës së 22-të, me të vetmën pikë në rendin e ditës, pritet ndryshimi dhe plotësimi i ligjit për dëshmitarë. Rëndësia e këtyre ligjeve lidhet me publikimin e Raportit të Komisionit Evropian për Maqedoninë që duhet të ndodh më 17 prill.
Deri më 10 prill do të miratohen ligjet e kërkuara, Zaev: para KE-së të jemi të pastër (VIDEO)
Përndryshe, këto ligje u panë si pengesë për planin 3-6-9.
Ndaj mosmiratimit të ligjeve në fjalë, veçanërisht për mbrojtjen e dëshmitarëve, pakënaqësi ka shprehur edhe ekipi i Katica Janevës, Prokuroria Speciale Publike.
- LEXO: Shkup, në agjendën e deputetëve javë e ngjeshur me Ligjet të nevojshme për reformat
- LEXO: Rreth 40 ligje e kaluan leximin e parë, VMRO-DPMNE nuk erdhi në Kuvend
- LEXO: Kuvendi do të diskutojë për pakon e ligjeve për gjyqësor, VMRO-DPMNE kthehet në seanca
Këto janë një pjesë e Ligjeve për të cilat grupet punuese të VMRO-DPMNE-së dhe shumicës parlamentare, sipas liderëve partiak, dhe personave zyrtar, kanë arritur marrëveshje.