Kuvendi do të diskutojë për pakon e ligjeve për gjyqësor, VMRO-DPMNE kthehet në seanca

Kuvendi i Maqedonisë sot do të mbajë katër seanca në mesin e të cilëve do të diskutojë për ligjin për marrëdhënie pune, ligjin për Prokurori publike, por edhe për pakon e ligjeve për gjyqësor – ndryshim dhe plotësim të ligjit për Këshill Gjyqësor si dhe ndryshim dhe plotësim të ligjit për gjykatës, të cilët janë në lexim të parë, njofton Portalb.mk.

Në rend dite njëra nga katër pikat është propozim-ligji për arsim të lartë, por edhe propozim-ligji për ndryshim dhe  plotësim të ligjit për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik dhe ndryshimet dhe plotësimet në ligjin për polici.

Përpara deputetëve në një nga seancat në lexim të parë do të vendosen ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për shërbime mediatike  audio dhe audiovizuale, menaxhimi elektronik dhe themelimi i Ndërmarrjes Publike të Radiodifuzionit të Maqedonisë.

Në rend dite janë vendosur edhe ligjet në fushën e medicinës, në mesin e të cilave janë ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për inspektim shëndetësor dhe sanitar dhe për pajisjet për ilaçe dhe medicinale, të dyja në lexim të parë.

Në lexim të parë do të shqyrtohen edhe ligjet ekonomike në mesin e të cilëve janë ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për themelimin e Agjencisë  për Energjetikë, për standardizimin, për mbrojtjen nga  konkurrenca, për pronësi industriale, për Bankën Popullore të Maqedonisë, për parandalimin e larjes së parave dhe financimin e terrorizmit, por edhe për furnizimet publike.

Ashtu siç paralajmëroi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, deputetët nga partia e tij do të kthehen në Kuvend, ku do të kërkojnë votim për mosbesimin e Qeverisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button