Ekipi i Katica Janevës i pakënaqur nga puna e Kuvendit të Maqedonisë

Në publikimin e Raportit të pestë, Prokuroria Speciale Publike ka shprehur pakënaqësi ndaj punës së Kuvendit të Maqedonisë pasi që i njëjti nuk ka arritur të miratojë ligjet të cilat do të lehtësonin zhvillimin e procedurave hetimore të kësaj prokurorie, siç është ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve, fishkëllyesve dhe mbrojtjen e privatësisë, njofton Portalb.mk.

“Është e nevojshme të theksoj se edhe përkundër faktit që në Raportin e katër u konstatua se ka përparim nga aspekti i ndërmarrjes së hapave për përfshirjen e kësaj Prokurorie Publike në punën e grupeve punuese të formuara nga Ministria e Drejtësisë për përpilimin e propozim-ligjeve në drejtim të zbatimit të rekomandimeve të Komisionit të Venedikut dhe atë: ligjin për mbrojtjen e fishkëllyesve, ligjin për mbrojtjen e privatësisë, si dhe miratimin e ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve, ku përskaj kontributit dhe pjesëmarrjes sonë, nga ana e Kuvendit të Maqedonisë zgjidhjet ligjore të lartpërmendura ende nuk janë miratuar”, thonë nga PSP-ja.

Përndryshe, kjo deklaratë e PSP-së vjen në kuadër të Raportit të pestë për punën gjashtëmujore të kësaj Prokurorie.

Raporti i PSP-së: janë dëgjuar 85% e bisedave të përgjuara

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button