Ligji i gjuhëve më 29 janar në seancë plenare

Leximi i tretë i ligjit të gjuhëve do të jetë në pjesën e tretë të afatit 30-ditor, në seancën që parashihet të mbahet më 29 janar. Kështu u vendos sot në koordinimin mes grupeve parlamentare te kryeparlamentari, Talat Xhaferi, njofton Portalb.mk.

Në koordinim është vendosur se gjatë tërë javës nuk do të mbahen seanca plenare për shkak të udhëtimit zyrtar jashtë Maqedonisë të pjesës dërmuese të deputetëve.

Megjithatë, ligji i gjuhëve pritet të miratohet para skadimit të afatit 30-ditor që përfundon më 9 shkurt.

Sipas Rregullores së Kuvendit të Maqedonisë, ligji i gjuhëve shkon në seancë plenare, pa diskutim në komisione kuvendore, kurse amendamente mund të parashtrohet në Nenet, të cilat janë diskutabile nga kryetari i Maqedonisë.

Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov gjatë mosdekretimit të ligjit të gjuhëve dhe në parashtrimin e ankesave deri te Kuvendi i Maqedonisë dërgoi 21 vërejtje, në 19 Nene prej 25 sa janë në tërësi duke u sqaruar në 14 faqe.

LEXO: Ja çfarë thotë Ahmeti për vendimin e Ivanovit për ligjin për gjuhët

LEXO: Vendimi i Ivanovit për ligjin e gjuhëve, VMRO: mbron qytetarët e Maqedonisë! (VIDEO)

LEXO: Ligji i gjuhëve, LSDM: do të shqyrtojmë vërejtjet e Ivanovit dhe vendosim për votimin

LEXO:Veto-ja e presidentit Ivanov s’mund ta bllokojë ligjin për përdorimin e gjuhëve

Ligji i gjuhëve, e paqartë se a do të ketë punësime të reja në Maqedoni!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP