Vendimi i Ivanovit për ligjin e gjuhëve, VMRO: mbron qytetarët e Maqedonisë! (VIDEO)

Kordinatori i grupeve parlamentare të VMRO-DPMNE-së, Vllatko Gjorçev, mosdekretimin e djeshëm të ligjit të gjuhëve nga presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov e vlerësoi si “vendim i cili mbron dinjitetin e qytetarëve të Maqedonisë”, raporton Portalb.mk.

Siç tha Gjorçev, pas hapit të Ivanovit pritet që ligji i gjuhëve të rishikohet duke u përfshirë në diskutim edhe ekspertët.

“Vendim i Ivanovit duhet të jetë shkak që të shqyrtohet vendimi që u soll, të shikohet sërish me përfshirje të publikut prej ekspertësh dhe të hapet debat më i gjerë sepse një debat i tillë absolutisht nuk do të jetë kushtetues. Për momentin i shikojmë të gjitha opsionet, dhe të gjitha deklaratat që i pati kryetari Ivanov, sepse janë një material i mirë, dhe ditëve në vijim do të njoftojmë për hapat tonë”, tha Gjorçev.

Meqë deputetët e VMRO-DPMNE-së, tash e një kohë të gjatë bojkotojnë Kuvendin e Maqedonisë, duke mos marrë pjesë në mbledhje të komisioneve dhe seanca plenare, kjo do të vazhdojë edhe më te, pasi që siç shprehu Gjorçev, duhet të ndërpritet ndjekja politike ndaj depuetëve të tyre.

“Qëndrimi ynë është publik dhe disa herë e kemi përsëritur se kjo ndjekje politike duhet të ndërpritet dhe të kemi normalizim të të dialogut politik në Maqedoni”, tha Gjorçev.

Takimin me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, Gjorçev e cilësoi si takim ku lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski bashkë me Stoltenbergun “janë pajtuar që të ketë stabilitet politik në Maqedoni”.

Presidenti Ivanov nuk e dekretoi ligjin që avancon përdorimin e gjuhës shqipe (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button