Emërimi i ministrit të Shëndetësisë, sot takohen Zaev, Ahmeti dhe Sela

Në lidhje me emërimin e ministrit të ri të Shëndetësisë, siç bëri të ditur kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev gjatë takimit të tij në Kosovë, me partitë koalicionuese, Bashkimin Demokratik për Integrim dhe Aleanca për Shqiptarët do të takohet sot në Shkup pas kthimit të tij nga Kosova, raporton Portalb.mk.

“Pasi të kthehem nga Kosova kam caktuar takim me partitë koalicionuese dhe do të flasim për ministrin e ri të Shëndetësisë”, tha Zaev.

Përndryshe, përbërja qeveritare e Maqedonisë ndryshoi që kur ish -ministri i cili erdhi nga radhët e Aleancës për Shqiptarët. Arben Taravari kandidoi për kryetar të Komunës së Gostivarit. Taravari tashmë është në krye të Komunës së Gostivarit, ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë ka pothuajse dy muaj që ka mbetur pa ministër. Megjithëse Taravari njoftoi se reformat do të vazhdojnë, nga kjo Ministri për aq kohë sa është pa ministër, aktivitet janë ndalur.

Nga ana tjetër edhe lideri i ASH-së, Ziadin Sela pritet të kthehet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button