Taravari për Portalb: Unë largohem, reformat e premtuara do të realizohen

Ministri aktual i Shëndetësisë Arben Taravari pasi u kandidua për kryetar të Komunës së Gostivarit nga partia Aleanca për Shqiptarët, për Portalb.mk vlerësoi se që në momentin e shpalljes së emrit në Komisionin Shtetëror Zgjedhor do të largohet nga pozita e ministrit.

LEXO: Lista zyrtare e kandidatëve lokal: do të votohet për “emra partiak” e jo programe zgjedhore

“Në momentin që do të dërgohet emri im në komisionin zgjedhor do të pushon aktiviteti im si ministër”, tha Taravari.

Sipas tij, qytetarët e Maqedonisë nuk duhet të humbasin shpresat se reformat shëndetësore nuk do të realizohen ngaqë ato do të vazhdojnë duke u udhëhequr nga programi i ekipit të tij.

“Reformat në shëndetësi do të vazhdojnë nga kuadri ynë dhe para tij do të jetë programi shëndetësor i yni”, tha Taravari.

Se pse zgjodhi të largohet nga pushteti qendror për të kaluar në atë lokal, Taravari vlerësoi se: “Ne jemi parti relativisht e re dhe shumë me rëndësi e kemi etablimin tonë. Prandaj vendosa që të kthehem ne qytetin tim dhe të kerkoj mbështetjen e qytetarëve të mi”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button