Sela: I kemi dhënë Zaevit emrin e ministrit të shëndetësisë presim miratim (VIDEO)

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në një deklaratë për Portalb.mk në lidhje me postin e zbrazur të ministrisë së Shëndetësisë pas zgjedhjes së Arben Taravarit kryetar komune në Gostivar tha se posti i mbetet kësaj parti, njofton Portalb.mk.

“Po e përsëris sërish, të mos i përziejmë pushtetin qendror me atë lokal sepse janë dy gjëra të ndara. Ministri i shëndetësisë i ka takuar Aleancës për Shqiptarët, atëherë kur u formua qeveria, dhe do të duhet edhe në të ardhmen ti takojë Aleancës. I kemi propozuar kryeministrit Zaev dhe emrin e atij që duhet ta mbajë postin e ministrit dhe presim që të njëjtin ta sjellin në Parlament për ta votuar” tha Sela.

Jo-zyrtarisht Portalb.mk, mëson se bisedimet do të vazhdojnë mes Zoran Zaevit dhe Ziadin Selës, ndërkaq përfliten dy emra potencial që i ka ofruar Aleanca për Shqiptarët – mjekun nga Tetova, Vullnet Ferati dhe mjekun nga Gostivari, Arsim Izairi.

Ndryshe, kryeministri Zoran Zaev, ngelet në qëndrimin e mëparshëm të deklaruar në media se “opsionet janë të hapura dhe se bo bisedohet nëse për ministër të Shëndetësisë do të zgjidhet ndonjë person nga Aleanca për Shqiptarët apo nga ndonjë parti tjetër”.

“Unë e kam thënë qëndrimin tonë, ne mendojmë për të gjitha mundësitë se si të mbushen të gjitha vendet e lira, besoj se do të jetë në të mirë të të gjithëve”, tha sot shkurt kryeministri, Zaev, në lidhje me atë se kush do ta marrë Ministrinë e Shëndetësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP