Kryeministri Zaev dhe lideri i ASH-së Sela kanë biseduar për koalicionin qeveritar

Lideri i Aleancës për Shqiptarët (ASH) Ziadin Sela është takuar sonte në Shkup me liderin e Lidhjes Social Demokrate (LSDM) dhe kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev. Këtë për Portalb.mk e konfirmoi zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët, Flakron Bexheti.

Ai njoftoi se në qendër të bisedës ka qenë qëndrimi i kësaj të fundit në koalicionin qeveritar me LSDM-më dhe Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI).

“Takimi ka qenë  konstruktiv, në një frymë pozitive, është ku mes tjerash është biseduar për vazhdimin e reformave, me nje përkushtim të përbashkët në Qeverinë reformatore. Aleanca për Shqiptarët, vazhdon të jetë pjesë e Qeverisë me ato pozicione, qe paraprakisht është dakorduar në përbërjen e shumicës parlamenare, dhe krijimin e Qeverisë Reformatore.” u shpreh për Portalb.mk Bexheti.

Dilema se a do të qëndrojë në qeveri lindi pas koalicionit të Aleancës për Shqiptarët me opozitaren Lëvizja Besa për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale 2017 në Maqedoni ndërsa LSDM nga ana tjetër përkrahi BDI-në. Pas zgjedhjes së Arben Taravarit kryetar komune në Gostivar, posti që ai mbante si ministër i shëndetësisë ende ka mbetur i zbrazur. Pas këtij takimi mbetet që Aleanca të propozojë person që do të zëvendësojë Taravarin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button