Dalja e votuesve deri në orën 13:00, ja krahasimi me zgjedhjet lokale 2013 (FOTO/ VIDEO)

Në Maqedoni sot mbahen zgjedhjet e gjashta lokale pas pavarësisë së vendit. Qytetarët zgjedhin kryetarë dhe këshilltarë të komunave në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit, njofton Portalb.mk.

Votohet në 3.480 vendvotime, ndërkaq të drejtë vote kanë 1.814.644 votues të cilët mund të deklarohen për 260 kandidatë për kryetarë të komunave dhe 6.627 kandidatë të 372 listave për anëtarë të këshillit.

Deri në ora 13:00 kanë votuar gjithësej 27,11% votues.

Portalb.mk po ju sjell edhe numrin e votuesve (sipas KSHZ-s) të dalë deri në ora 13:00 në Komunat me shumicë shqiptare duke bërë krahasimin me zgjedhjet lokale të vitit 2013. Sipas tabelës mund të shihet se numri i votuesve të dalë në të gjitha komunat në zgjedhje deri në këtë orë është më i zbehtë se në vitin 2013.

Për të parë krahasimin shihni tabelën:

cats 14.00


PËR MË TEPËR LEXO:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button